• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Loja vdekjeprurëse “Balena blu” vjen edhe në Shqipëri

08/06/2017
Loja vdekjeprurëse “Balena blu” vjen edhe në Shqipëri

“Balena Blu” është një nga lojrat e cila ka marrë jetën e disa fëmijëve nëpër botë. Loja gjurmon fëmijë të moshave të vogla dhe adoleshentë, dhe në fund shumë prej tyre përfundojnë duke vrarë veten. Vetëm në Rusi kanë humbur jetën 140 fëmijë si pasojë e sfidave që duhet të përmbushin për të luajtur atë lojë. Duket se edhe Shqipëria është në një rrezik potencial për sa i përket lojës makabre. Mësohet se viktimë e kësaj loje ka rënë një 9 vjeçare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Eksperti kundër krimit kibernetik Artan Dashi, i ftuar në emisionin “Top Shoë” tha se ekspertët e Interpol-it kanë paralajmëruar institucionet përgjegjëse shqiptare se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”.
Por sipas psikologes së shkollave, Ornela Belba, në Shqipëri ka patur tashmë një rast të “Balenës Blu”. Ajo tregoi se bëhet fjalë për një fëmijë të 9-vjeçares, që është kontaktuar nga një kurator dhe është përfshirë në lojë. Por për fat të mirë, mamaja e pikasi atë në fazat e para, siç duket e informuar nga artikujt që po shkruhen kudo nëpër media.
Nëse vini re sjellje të pazakonta tek fëmija, si: të zgjohet çdo ditë shumë më herët se zakonisht, të mbulojë krahët (për të fshehur shenjat e prerjeve), të dëgjojë muzikë depresive dhe të mos flasë me askënd për një ditë të tërë, kini kujdes sepse mund të tregojnë se është përfshirë në sfidën vdekjeprurëse.

Si funksionon loja?

Një person i quajtur kurator, kontakton fëmijët e moshave të vogla nëpërmjet rrjeteve sociale dhe i fton të bëhen pjesë e lojës. Loja konsiston në sfida makabre, të paimagjinueshme për fëmijë të atyre moshave por as për të rritur. Sfidat konsistojnë në prerjen e krahëve për të vizatuar një balenë, zgjimi në orën 4:20 të mëngjesit për të parë video të frikshme të cilat i dërgon kuratori, dëgjimi i muzikës depresive, dhe në fund sfida finale e cila konsiston në hedhjen nga një ndërtesë e lartë. Fëmijët janë një preh e lehtë për mendjen e sëmurë të personave që e kanë krijuar këtë lojë. Ekspertë nga e gjithë bota bëjnë thirrje të vazhdueshme për prindërit që të tregojnë kujdes maksimal dhe të kontrollojnë kohën që kalon fëmija në internet.  
 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

Ra nga teleferiku 70 metra i lartë, ndërron jetë lojtari gjerman

24/12/2025
Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

Mercedesi me avantazh, Volf: Janë thashetheme

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al