Faqja e njohur për reagimet cinike, humoristike dhe shpesh të forta, ‘Lolita’, kësaj radhe ka publikuar disa foto nga spitali i Gjirokastrës, ku shihen kushtet e këqija.
“Në spitalin e Gjirokastrës kushtet janë skandaloze. Sikur të mos mjaftonin këto, te dera është afishuar një letër iventari, ndër të tjera thuhet: 3 dyshekë Dormeo. Ogerta Manastirliu më pëlqen sensi yt i humorit!”, shkruan ‘Lolita’ teksa i ka bërë tag edhe vetë faqes së ministres së Shëndetësisë.
©ArgjiroLajm.net