Lëvizja Socialiste për Integrim është në ditët e saj më të vështira për shkak të braktisjes masive që po bëjnë këshilltarët e saj në thuajse të gjitha bashkitë kryesore në vend. Fill pas Gjirokastrës, Fierit, Vlorës, Elbasanit, Skraparit, Belshit dhe disa qytete të tjera, ka ardhur edhe tronditja nga qyteti i Shkodrës.
Mësohet se katër nga këshilltarët e zgjedhur nga radhët e LSI në zgjedhje lokale, i janë bashkuar Partisë Socialiste. Mësohet se Sokol Jubica, Elton Radovani, Mirjan Bletaj dhe Roza Dedvukaj, nuk do të jenë më pjesë e strukturave duke sqaruar se “Koalicioni anti perëndimor LSI-PD është kthyer tashme në një koalicion anti shqiptar që me para të errëta kërkojnë të vënë në jetë një skenar ogurzi për Shqipërinë.









