• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI Gjirokastër nuk uron këshilltaren e vet, as Vjollca Koko nuk i përfill më. Reagon kryetarja e re e Këshillit Bashkiak

30/05/2018
LSI Gjirokastër nuk uron këshilltaren e vet, as Vjollca Koko nuk i përfill më. Reagon kryetarja e re e Këshillit Bashkiak

Vjollca Koko, këshilltarja e LSI-së që sot mori drejtimin e Këshillit Bashkiak Gjirokastër me mbështetjen e grupimit të PS-së dhe këshilltares tjetër të LSI-së, Monda Kllapi, ka reaguar as zgjedhjes së saj në krye të ‘parlamentit’ të qytetit. Njësoj sikundër në deklaratën e LSI-së mungoi një urim për Kokon, madje u theksua se zgjedhja e saj është e dyshimtë nga ana ligjore, edhe Vjollca Koko as nuk e përmend LSI-në në reagimin e saj. Kjo të lë të kuptosh se praktikisht ajo është shkëputur prej grupit të LSI-së. Më poshtë reagimi i plotë i saj.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak Gjirokastër, pranova propozimin për të qenë Kryetare e këtij Këshilli.
E pranova propozimin me dëshirën për të dhënë modelin e mirë dhe për të kontribuar në respektimin e legjislacionit për të mirën e komunitetit gjirokastrit. Mbrojtja e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara për lëvizje të lirë dhe shërbime në komunitet ishin qëllimet e mia, ku mora iniciativën për të hyrë në Këshillin Bashkiak.
Boshllëku midis të drejtave me legjislacion dhe të drejtave në realitet ishin nxitja kryesore. Sigurisht që sot jemi larg synimit kryesor, por problemet e aftësisë së kufizuar janë përmendur e diskutuar shumë herë në këtë periudhë, përtej Këshillit Bashkiak Gjirokastër. Me të njëjtin përkushtim kam trajtuar problemet e shtresës të shoqërisë që trajtohet me ndihmën ekonomike. Me të njëjtin përkushtim dhe paanshmëri do përpiqem të drejtoj Këshillin Bashkiak Gjirokastër.  I kërkoj ndjesë shokëve të mi me Sklerozë Multiple që sot (ditën Ndërkombëtare të Sklerozës Multiple) nuk mundëm të organizonim takimin mes nesh. Bashkarisht do gjejmë ditën e përshtatshme për tu takuar.
Me dashuri,
Vjollca.

Related Posts

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryesore

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten
Kryesore

Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten

08/04/2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)
Kryesore

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

08/04/2026
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Kryesore

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan
Kryesore

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet shqiptari në Athinë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Për ju që e humbët, ky banor u largua mbrëmë nga “BBVA”

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVA”!

08/04/2026
Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al