• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI kërkon shkarkimin e drejtorit të Spitalit të Sarandës: Presion punonjësve

23/06/2017
LSI kërkon shkarkimin e drejtorit të Spitalit të Sarandës: Presion punonjësve

Dega e LSI-së në Sarandë denoncoi presionin e drejtorit të Spitalit të Sarandës ndaj punonjësve, për të marrë pjesë në mitingun e Partisë Socialiste në Vlorë.

Sipas njoftimit të LSI-së,  drejtori i spitalit, Arjan Kalcuni është urdhëruar t’i bëjë presion personelit të spitalit të shkojë në mitingun e sotëm në Vlorë.  

LSI njofton se Kalcuni ka takuar personalisht çdo punonjës dhe e ka informuar se në cilin autobus do të hipi për të shkuar në Vlorë, ndërsa në të kundërt i pret shkarkimi.

LSI i bën thirrje Task Forcës dhe ministrit të Shëndetësisë të shkarkojë menjëherë nga detyra drejtorin e Spitalit të Sarandës, Arjan Kalcuni. .

NJOFTIMI I LSI SARANDË

Lëvizja Socialiste për Integrim Sarandë denoncon me forcë presionin që drejtori i Spitalit të Sarandës ka ushtruar ndaj punonjësve për të marrë pjesë në mitingun e rilindjes në Vlorë.

Qyteti i Sarandës prej ditësh po vuan një presion të paimagjinueshëm nga rilindja dhe drejtuesit e saj.

E trembur dhe në panik nga humbja në 25 qershor, rilindja urdhëron drejtorin e spitalit Arjan Kalcuni, një ushtar i verbër i partisë, ti bëj presion personelit të spitalit të shkoj në miningun e sotëm në Vlorë.

Vetë drejtori Kalcuni në rolin e “fatorinos”, duke takuar personalisht çdo punonjës, i ka treguar për vendin dhe autobuzin! Në të kundërt infermierët dhe mjekët do të shkarkohen nga puna. Ndërsa spitali do të punojë me staf të reduktuar. Situata është e njejtë edhe në bashkinë e qytetit. I bëjmë thirrje task forcës dhe ministrit të shëndetësisë, ta shkarkojë urgjentisht nga detyra këtë abuzues flagrant me ligjin dhe personalitetin e mjekëve. Ndërsa prokuroria duhet të hetojë këtë shkelje flagrante të ligjit dhe mos lejojë përsëritjen e këtyre gjesteve skandaloze. Qytetarëve sarandjot, delvinjot, himarjot e gjithë bregut, i bëjmë thirrje të ruajnë qetësinë dhe të djelën ti japin 1 shans Shqipërisë, për më shumë punësim dhe më shumë mirëqenie.

Related Posts

Kryesore

PS rrëzon kërkesën e SPAK, Ballukut nuk i hiqet imuniteti

12/03/2026
Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik
Kryesore

Manja: Balluku nuk ushtron më funksione ekzekutive, çështja e drejtësisë u kthye në gjyq publik

12/03/2026
Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin
Kryesore

Protesta e opozitës, 1600 policë rrethojnë Parlamentin

12/03/2026
Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!
Kryesore

Imuniteti i Ballukut, PD: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

12/03/2026
FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime
Kryesore

FSHF ndëshkon klubet e Superligës: Disiplina vendos gjoba dhe pezullime

12/03/2026
Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali
Kryesore

Seanca për Ballukun, mungon Elisa Spiropali

12/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Vllaznia, trajneri Edi Martini para ndeshjes së Europës: Jemi gati, ia dalim me pak fat

Vllaznia, Martini: Barazimi qëndron, ndeshja ndaj Egnatias me shumë gabime

13/03/2026
Ben Affleck ndryshon pamje pas përjashtimit nga lista e aktorëve më tërheqës mbi 50-vjeç

Netflix blen startup-in e Ben Affleck, marrëveshja mund të arrijë 600 milionë dollarë

13/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al