• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Lufta” brenda PD Gjirokastër për listën e kandidatëve për deputetë

19/04/2017
“Lufta” brenda PD Gjirokastër për listën e kandidatëve për deputetë

Ndonëse deri më tani opozita duket e vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit, si formë presioni për të përfituar qeverinë teknike, në strukturat e saj po punohet për emrat që do të jenë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë.

Në qarkun Gjirokastër situata brenda PD-së është më e turbullt se kurrë, për shkak të mungesës së emrave me kredibilitet të lartë publik që mund të marrin më shumë elektorat, por edhe për shkak të konflikteve të brendshme me drejtues dhe ish-drejtues të PD-së në nivel lokal.

Tritan Shehu është përfolur shumë si kryesuesi i listës së PD-së qarkun Gjirokastër. Por ai nuk shihet si një figurë përbashkuese dhe madje rrezikon që PD-ja të humbasë më shumë vota krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Edhe në testime të brendshme të PD-së ai është larg kuotave që pretendon opozita. “Lufta” për kryesimin e listës zhvillohet në prapaskenë mes kreut aktual të PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko dhe ish-kryetarit Altin Çomo.

Ky i fundit po lobon pranë kryetarit Basha nëpërmjet presidentit Bujar Nishani, me të cilin gëzon një raport të afërt miqësor e profesional në të shkuarën. Çomo njihet gjithashtu edhe si pjesë e klanit të Genc Rulit në Gjirokastër, deputetit aktual të PD-së në këtë qark. Nga ana tjetër edhe Roland Bejko, pjesë e klanit kundër Genc Rulit, nuk e ka fshehur ambicjen për të kryesuar listën ose së paku për të qenë i dyti në listë.

Dhe rivaliteti i tij me ish-kryebashkiakun e Libohovës bëhet pikërisht për vendin e dytë, duke marrë të mirëqënë se kryesuesi i listës do vijë nga Tirana.  Nëse Bejko renditet i dyti, kjo do të zemëronte patjetër Çomon dhe e kundërta. Skenari më ideal që mund të qetësonte gjendjen do të ishte që Roland Bejko të kryesonte listën, ndërsa Altin Çomo të ishte në vendin e dytë. Por kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Lulzim Basha veç Tritan Shehut ka projektuar si kryesuesin e listës në Gjirokstër edhe ish-nënkryetarin e Bashkisë Tiranë, Enno Bozdo. Sa i përket emrave të tjerë që mund të jenë pjesë e listës së PD-së janë: Kosta Barka, Mimoza Çomo, Theodhoraq Vangjeli dhe Esheref Shehu.

Mbetet për t’u parë se si do të jetë konfigurimi përfundimtar i listës së opozitës, nëse PD-ja vendos përfundimisht të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 qershorit. Qarku Gjirokasër çon në Kuvend 5 deputetë. Duke parë dinamikën politike të fundit, projeksionet janë për një ndarje të tillë: 1 deputet PD, 2 LSI dhe 2 PS. Sidoqoftë mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosin me votë qytetarët.

/ArgjiroLajm.net/

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

6 muaj pas vdekjes së Charlie Kirk, Trump i beson Erika Kirk të njëjtin post të partnerit në Akademinë e Forcave Ajrore

6 muaj pas vdekjes së Charlie Kirk, Trump i beson Erika Kirk të njëjtin post të partnerit në Akademinë e Forcave Ajrore

11/03/2026
Panik në Katar, sirenat bien gjatë transmetimit live, bllokohet edhe presidenti i PSG

Panik në Katar, sirenat bien gjatë transmetimit live, bllokohet edhe presidenti i PSG

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al