• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Lufta” në bashkinë e Jugut për votat e minoritetit, si u përgjysmua numri i votuesve brenda 10 viteve

25/04/2023
“Lufta” në bashkinë e Jugut për votat e minoritetit, si u përgjysmua numri i votuesve brenda 10 viteve

Nënkryetari i Bashkisë së Sarandës, Romeo Çakuli garon për postin e kryetarit të Bashkisë Finiq për partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, e cila e kontrollon këtë bashki që nga viti 2019 në aleancë me Partinë Socialiste.

Përballë tij janë dy kandidatë, Leonidha Papa nga Partia Demokratike dhe Leonidha Hristo nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Hristo është kandiduar nga partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila është në aleancë me koalicionin opozitar. Hristo ka qenë më parë kryetar i bashkisë Finiq në vitet 2015-2019 për palën tjetër, si përfaqësues i partisë MEGA, ndërsa tani ka ndryshuar krah duke kandiduar për PBDNJ dhe opozitën.

Ndërsa Leonidha Papa ka qenë më herët kryetar i organizatës Omonia, por tani kryetari pasardhës duket se mbështet koalicionin Bashkë Fitojmë.

Ndarja e votave mes të dyve mund të ndihmojë partinë MEGA të vijojë të kontrollojë këtë bashki. Për socialistët, kontrolli i bashkisë së vogël është pjesë e llogarive elektorale për zgjedhjet parlamentare për Qarkun Vlorë, ku formula e proporcionalit rajonal jep shpërblime ose penalitete të konsiderueshme për avantazhe relativisht të vogla elektorale. Kryetari aktual i bashkisë Finiq, Kristo Kiço e ka marrë këtë post pasi më herët ishte i punësuar nga socialistët si nënkryetar i bashkisë Sarandë dhe kandidati i MEGA-s vjen sërish nga i njëjti pozicion. Kristo Kiço është njëkohësisht kryetar i kësaj partie.

Njëmbëdhjetë parti garojnë për 21 postet e këshillit bashkiak të kësaj bashkie minoritare. Këto parti kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 223 kandidatë.

Në listat zgjedhore të bashkisë Finiq gjenden 31 mijë votues, por shumica duket se janë në emigrim dhe pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ka qenë vetëm 29% në vitin 2015 dhe 14% në vitin 2021, kur mbyllja e kufirit nga komiteti anti-COVID ndaloi atë pjesë të emigrantëve të cilët kthehen për të votuar. Zgjedhjet e vitit 2021 u fituan nga Partia Socialiste në pushtet, ndërsa MEGA, partia që kontrollon bashkinë që nga viti 2019, nuk mori pjesë në zgjedhje.

Aftësia e Omonias dhe PBDNJ-së për të sjellë emigrantë për të votuar kandidatin e tyre mund të jetë përcaktuese në rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki ku numri i pjesëmarrjes në votime ka qenë në rënie të konsiderueshme. Në vitin 2011 për zgjedhjet e ish-komunave pati gati 12 mijë vota ndërsa në zgjedhjet e vitit 2015 pjesëmarrja ra në 8500 ndërsa në 2021 në 4300. Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e vitit 2021 i dedikohet situatës së COVID-19 pjesërisht, por tendenca e pakësimit të votuesve të pranishëm në këtë bashki është e dukshme pavarësisht kësaj/ BIRN

Related Posts

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë
Kryesore

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

09/07/2026
One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët
Kryesore

One Albania rrit çmimet, ankesa të shumta nga qytetarët

09/07/2026
Miratohet vendimi në qeveri, Lamallari: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit
Kryesore

Miratohet vendimi në qeveri, Lamallari: Rrisim pagën dhe mbështetjen financiare për zjarrëfikësit

09/07/2026
Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal
Kryesore

Komente negative kundër bizneseve, policia heton 10 mijë llogari, Hita: Do trajtohet me prioritet maksimal

09/07/2026
U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës
Kryesore

U rrëzua në mal, i moshuari nga Konispoli transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës

09/07/2026
Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve
Blog

Nga Grama në Dhërmi, ndotja është e dukshme. Skandali i vërtetë është mungesa e përgjegjësve

08/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

Franca triumfon ndaj Marokut, pret biletën për në gjysmëfinale të botërorit

10/07/2026
Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

Largimi nga PS, rrëfehet Marjana Koçeku: I kisha shprehur hapur pakënaqësitë! U treguan të pabesë dhe arrogantë

09/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al