Sondazhi i mbrëmshëm i IPR marketing ka shkaktuar reagime të shumta.
Sondazhi konsiderohet si i porosituar nga LSI, nga ana e PDIU dhe Erjon Braçes nga PS.
Kjo, pasi sipas këtij sondazhi, askush nuk krijon dot qeveri, pas pjesmarrjen e LSI-së.
Por nga tjetër, mediat pranë LSI-së pretendojnë të kundërtën.
Sipas tyre, sondazhi është manipuluar nga Edi Rama.
Ato kanë nxjerrë një letër, që sipas tyre është rezultati i saktë i sondazhit, por që më pas është ndryshuar nga IPR Marketing.
Në këtë sondazh thuhet se IPR kishte nxjerrë këtë rezultat:
PS 38,5 %
LSI 31,3 %
PD 21,7 %
PDIU 4,1 %
Te tjeret 4,4 %
Pra, LSI del forcë e dytë në vend, duke lënë pas PD-në.
Këto media akuzojnë IPR Marketing, se ka marrë “thasë me euro” nga Rama për të manipuluar sondazhin, edhe pse në fakt, televizioni ku u transmetua sondazhi, njihet gjerësisht si shumë pranë LSI-së.