• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftë tregtare edhe për ilaçet? Industria farmaceutike europiane i frikësohet hakmarrjes ndaj Trump

27/06/2025
Luftë tregtare edhe për ilaçet? Industria farmaceutike europiane i frikësohet hakmarrjes ndaj Trump

Industria farmaceutike europiane i ka bërë thirrje Bashkimit Europian të mos ndërmarrë masa reciproke nëse presidenti amerikan, Donald Trump, vendos tarifat e paralajmëruara mbi barnat e importuara, mes frikës se ato mund të hyjnë në fuqi që javën e ardhshme.
Presidenti amerikan deklaroi javën e kaluar se tarifat e reja të posaçme për sektorin farmaceutik do të zbatohen “shumë shpejt”. Ka shqetësime në Bruksel se ai mund t’i shpallë menjëherë, për të rritur presionin në negociatat tregtare me BE-në dhe rreth 60 vende të tjera, përpara afatit të shpallur më 9 korrik.
Gjatë një konference të mbajtur të enjten në kryeqytetin belg, presidenti i Federatës Europiane të Industrive dhe Shoqatave Farmaceutike, Stefan Oelrich, tha se të dyja palët do të pësonin shumë nëse BE-ja kundërpërgjigjet me tarifat e saj.
“Ne eksportojmë shumë barna nga SHBA-të në Europë. Nëse vendosen tarifa, kjo do të ndikojë negativisht për të dyja palët. Të hakmerresh me tarifa është një ide e keqe. Është një koncept i gabuar”, tha Oelrich.
Negociatat tregtare mes BE-së dhe SHBA-ve ndodhen në një fazë të brishtë. Franca dhe Gjermania mbështesin një marrëveshje të shpejtë në stilin e asaj që ka arritur Mbretëria e Bashkuar, ndërsa shumë shtete të tjera anëtare, veçanërisht ato baltike, janë të interesuara të forcojnë marrëdhëniet me Trump pas “fitores së madhe” të tij në samitin e NATO-s mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen, me shpresën që ai të vazhdojë mbështetjen për Ukrainën.
Me afatin që po afron, po shtohen zërat se BE-ja mund të arrijë një marrëveshje të kufizuar që përfshin automjetet dhe çelikun, e ngjashme me marrëveshjen dypalëshe që ndërmjetësoi Keir Starmer në maj dhe që hyn në fuqi të hënën, por me pak shpresë nga industria farmaceutike se do të përfshihet edhe ajo.
“Tarifat do të rrisin kostot e ilaçeve dhe të kujdesit shëndetësor. Në fund, ato do të sjellin kosto më të larta për pacientët”, tha Oelrich.
Pas takimit të liderëve të BE-së të enjten, kancelari gjerman Friedrich Merz kërkoi një marrëveshje tregtare “të shpejtë dhe të thjeshtë”, në vend të një procesi “të ngadaltë dhe të ndërlikuar”. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se dëshironte një marrëveshje pragmatike dhe të shpejtë, por nuk mund të pranonte kushte që nuk janë të balancuara.
Oelrich bëri gjithashtu thirrje për një seri reformash në financimin, çmimet dhe rregullimin e tregut të barnave, duke thënë se këto ndryshime mund të ndihmojnë në rikthimin e epërsisë që dikur kishte Europa në kërkimin dhe zhvillimin e ilaçeve.
Thirrja e tij vjen në një kohë kur ka frikë se BE-ja po mbetet pas SHBA-ve dhe, gjithnjë e më shumë, Kinës, e cila në vitin 2023 e tejkaloi Europën në krijimin e substancave të reja aktive, me 25 të sjella në treg, krahasuar me 17 nga BE-ja dhe 28 nga SHBA-të.
Oelrich tha se të dhënat tregojnë se një e katërta e barnave të miratuara nga FDA në SHBA gjatë 10 viteve të fundit nuk kanë arritur në Europë për shkak të rregulloreve të ndryshme kombëtare dhe politikave të çmimeve.
“Shumë prej kompanive bioteknologjike as që përpiqen të futen në tregun europian. Për ta nuk ka kuptim”, tha ai.
Ndër barrierat jotarifore, ai përmendi edhe praktika si “rimbursimet e detyruara”, ku qeveritë në ekonomitë e mëdha si Franca dhe Mbretëria e Bashkuar caktojnë një buxhet specifik për blerjen e barnave dhe çdo tejkalim i përdorimit në spitale e klinika mbulohet më pas nga vetë kompanitë farmaceutike.

Related Posts

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)
Lajme

Kosherja e bletëve zbulohet brenda motorit të avionit, anulohet fluturimi (VIDEO)

06/04/2026
Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)
Planet

Ernest Muçi “trondit” Turqinë me golat “anormal” (VIDEO)

06/04/2026
Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë
Kryesore

Gjysmë e zhveshur me një rrip rreth qafës, 59-vjeçarja gjendet e vdekur në banesë

31/03/2026
Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit
Kryesore

Kathimerini: Të panjohurat e “luftës” mes Tiranës dhe Teheranit

29/03/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tërmet në Greqi

27/03/2026
Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën
Kryesore

Alpinistin e pickoi bleta teksa bënte ngjitje në mal, humb jetën

17/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s

Disfata në Champions nuk ka efekt, Flick pranon ofertën e Laporta-s

16/04/2026
FOTO/ Dalin fotot e Indrit me ish bashkëshorten e tij!

FOTO/ Dalin fotot e Indrit me ish bashkëshorten e tij!

16/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al