• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari ‘ha dru’ në Shkodër, shkon i qetë drejt rënies nga kategoria

22/02/2020
Luftëtari ‘ha dru’ në Shkodër, shkon i qetë drejt rënies nga kategoria

Vllaznia ia ka dalë të rikthehet te suksesi pas katër ndeshjesh që kishte harruar shijen e fitores. Në Shkodër, pavarësisht përpjekjeve, Luftëtari ishte i pafuqishëm për të përballuar vendasit. Kuqeblutë arritën në minutën e 15 të zhbllokonin sfidën falë golit të Sidorenkos. Sulmuesi u asistua nga Ramadani dhe përballë portierit Shala nuk fali duke kaluar të tijtë në avantazh.

Goli i pësuar nuk i tronditi miqtë të cilët provuan në disa momente por pa ia arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Kështu, me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Fraksioni i dytë i takimit nisi sërish me dëshirën e gjirokastriteve për të realizuar, por Vllaznia u tregua më cinike dhe në minutën e 69 dyfishoi shifrat falë golit me kokë nga Xhunior.

Vetëm tre minuta më pas, miqtë pësuan edhe goditjen finale, ndërsa Kukaj gaboi dhe devijoi gabimisht sferën në rrjetën e tij me Vllazninë që festoi golin e tretë. Në minutën e 82, shkodranët realizuan edhe golin e katërt me Xhunior, për të cilin ishte goli i dytë personal në këtë sfidë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, teksa kuqeblutë tashmë parakalojnë Skënderbeun dhe ngjiten në vendin e shtatë. Ndërkohë, Luftëtari mbetet në vendin e parafundit me shpresa minimale për të mbijetuar.

Related Posts

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin
Sport

Suksesi ndaj Vorës, Dede: E merituam, por duhet të përmirësohemi sërish!

31/08/2026
VIDEO/ Egnatia përmbys Vorën, kampionët tregojnë forcën
Sport

VIDEO/ Egnatia përmbys Vorën, kampionët tregojnë forcën

31/08/2026
Spektakël i Leo Messi-t, “pleshti” shkëlqen në start, realizon “tripletë” ndaj Algjerisë
Sport

Fundi i një epoke, Messi tërhiqet nga Argjentina

31/08/2026
Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24
Sport

Djalë i mbarë, nuk kam asgjë ndaj tij – Balkanweb.com – News24

31/08/2026
Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan
Sport

Debutimi në Serie A, Mitaj pret shansin me Genoan

31/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Daku e bën “sefte” me Spartak Moskën, eliminon Rubin Kazan, shënon edhe Gripshi (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Goli i parë me Spartakun, Daku: Domethënës, pres shumë nga vetja!

31/08/2026
Barazimi ndaj Lillestrom, Dede: U treguam naivë, por jam krenar për ekipin

Suksesi ndaj Vorës, Dede: E merituam, por duhet të përmirësohemi sërish!

31/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al