• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari në krizë/ Dalipi akuza për drejtuesit: Më ndërhynin në punë, le të marrin dikë që ua pranon. Më vjen keq për Gjirokastrën

23/08/2019
Luftëtari në krizë/ Dalipi akuza për drejtuesit: Më ndërhynin në punë, le të marrin dikë që ua pranon. Më vjen keq për Gjirokastrën

Largimi i Klevis Dalipit nga drejtimi i Luftëtarit vetëm 2 ditë para fillimit të kampionatit për skuadrën gjirokastrite ka qenë si një rrufe në qiell të pastër në qytetin jugor. Në stolin e skuadrës është emëruar Klodian Duro, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv në këtë periudhë dhe Dalipi është larguar duke kritikuar pikërisht drejtuesit për ndërhyrjet e tyre të vazhdueshme. 

“Nuk më pëlqejnë ndërhyrjet, kjo është ajo gjëja që më bën shumë pesimist për të ardhmen. Në këndvështrimin tim unë kam marrë një skuadër me të gjithë problemet që kisha për të përballur denjësisht një Tiranë të fortë me shumë blerje në këtë sezon, një Tiranë me histori të madhe”, tha ai për “Top Channel”.

“Më vjen keq për lojtarët, për qytetin, për skuadrën sepse Luftëtari është një skuadër që do kalojë shumë trajnerë dhe shumë lojtarë por kjo është një gjë legjitime që nuk ndryshon. Ata mund të marrin trajner tjetër që mund të pranojë edhe kërkesat e tyre, por unë jam i parimit që drejtuesit sugjerojnë dhe trajneri vendos pastaj se si është skuadra, se si dl luajë apo lista e lojtarëve që shumë herë paragjykohet”, ishin fjalët e Dalipit.

Më herët administratori i Luftëtarit, Artan Lazaj, tha se Dalipi ishte larguar nga Luftëtari pasi donte që paga e tij të mos tatohej. Këtë gjë nuk e pranuan drejtuesit e Luftëtarit.  

“I plotësuam kushtet që nga mënyra e jetesës deri tek mënyra e pagesës. Në kuadër të këtyre kushteve i kemi plotësuar kërkesat e tij për ndërtimin e një skuadre më të mirë. Të gjithë lojtarët që ai ka sjellë vetë ia kemi pranuar. Të gjithë lojtarët që ai i ka parë dhe si ka dashur i kemi larguar. Domethënë në këtë kuadër ne nuk i kemi ndërhyrë, pasi ky është profesionalizmi. Papritur, dje natën vonë kemi bërë bisedat përfundimtare për lidhjen e kontratës, sipas dëshirës së tij për ta lënë në këtë ditë lidhjen përfundimtare të kontratës. E kemi parapaguar me një muaj, zotin Dalipi, sipas dëshirës së tij. Kemi diskutuar gjërë e gjatë për kushtet e kontratës. Kemi rënë dakord për të gjitha pikat, por s’kemi rënë dakord për një pikë. Unë nuk e kam toleruar, bashkë me presidentin dhe jemi kategorik në këtë pikë, pasi ai nuk ka pranuar të paguajmë detyrimet shtetërore, në kuptimin e tatimit mbi pagën. Dhe në mos zbatimin e ligjit ne nuk kemi rënë dakord, duke mos e lejuar këtë shkelje deri sa të jem unë. Kishim lënë që sot në mëngjes të nënshkruanim kontratën, por në mënyrë të papritur, çuditërisht, në mënyrë indirekte na u tha se ai është larguar, pa kontaktuar as me mua dhe me asnjë lojtar. Dhe unë nga ana njerëzore e quaj një gabim të ulët, sepse ai është një kryefamiljar për ekipin. Pra siç e thashë ka ikur pa i përshëndetur ata. Jemi munduar ta marrin në telefon dhe na ka thënë përfundimisht nuk pranoj. Përveçse të habitur ne jemi edhe të fyer, por do të marrin qëndrimet ligjore të mëtejshme në vazhdimësi që do të bëhen të ditura.”-tha mes të tjerash, Laze.

Luftëtari i këtij sezoni është thuajse i shpërbërë. Ikën plot 15 futbollistë nga epoka ‘Tavo’. Tashmë me presidentin dhe administratorin e ri, Luftëtari po tenton të ringrihet. Ndërkohë mali me borxhe i lënë nga Gole Tavo është e konsiderueshëm. Nuk dihet me saktësi nëse dorëheqja e tij është thjesht formale apo le të themi një manovër sa për t’u dukur sikur ka drejtues të rinj, por ndërkohë Tavo është ende aty i pranishëm. Aktualisht presidenti i klubit është Bekim Halili ndërsa administrator ish gjyqtari Artan Lazaj. 

Related Posts

INTERVISTA/ “Partizanit nuk i thuhet JO, ja çfarë më tha Presidenti”, Kërnaja ka besim: Jemi për titull, asnjë skuadër më e fortë se ne (VIDEO)
Sport

INTERVISTA/ “Partizanit nuk i thuhet JO, ja çfarë më tha Presidenti”, Kërnaja ka besim: Jemi për titull, asnjë skuadër më e fortë se ne (VIDEO)

17/12/2025
Aksident fatal për sulmuesin anglez, ndërron jetë 21-vjeçari
Sport

Aksident fatal për sulmuesin anglez, ndërron jetë 21-vjeçari

17/12/2025
“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit
Sport

“Ngjarje e paprecedentë në stërvitje”, Flamurtari i tregon derën mesfushorit

17/12/2025
“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s
Sport

“Raphinha luan basketboll?”, partnerja e sulmuesit shfryn pas ceremonisë së FIFA-s

17/12/2025
FOTO/ “Gafa dhe magji, një Juve e çmendur”, sfida me Dortmund “pushton” faqet e para
Sport

Vlahovic i dëmtuar, por dy skuadra të mëdha në garë për të

17/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Muçi fiton zemrat e tifozëve të Trabzonspor, janë gati të mbledhin paratë për blerjen e kartonit

17/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

Pas Dolces, Edi përfundon në krahët e Bias?

17/12/2025
INTERVISTA/ “Partizanit nuk i thuhet JO, ja çfarë më tha Presidenti”, Kërnaja ka besim: Jemi për titull, asnjë skuadër më e fortë se ne (VIDEO)

INTERVISTA/ “Partizanit nuk i thuhet JO, ja çfarë më tha Presidenti”, Kërnaja ka besim: Jemi për titull, asnjë skuadër më e fortë se ne (VIDEO)

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al