• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari në krizë, Tavo lëshon ultimatumin per stafin uruguajan

14/10/2017
Luftëtari në krizë, Tavo lëshon ultimatumin per stafin uruguajan

Përçahet stafi uruguaian i Luftëtarit. Prej ditësh trajneri Daniel Fernandez dhe zëvendësi i tij, Luis Kurbelo (ky i fundit del gjithnjë për mediat para dhe pas ndeshjes), kanë një raport të ftohtë mes tyre, që ka ndikuar jo pak edhe në situatën e skuadrës. 

“Panorama Sport” zbulon se uruguaianët nuk kanë një marrëdhënie normale dhe qejfmbetje mes tyre për procesin stërvitor, por mbi të gjitha për zgjedhjet në formacion. Kjo ka zhgënjyer së tepërmi drejtuesit, të cilët janë çuditur me sjelljen e uruguaianëve dhe menjëherë kanë urdhëruar që të sheshohen marrëdhëniet, në të kundërt masat do të jenë drastike. Deri pak ditë më parë rezultatet pozitive “fshehnin” gjithçka, por pas ndeshjes me Kamzën ka arritur kulmi. Drejtuesit kanë vendosur ultimatum për stafin teknik dhe vetë futbollistët. Këtë e ka konfirmuar dje në një bisedë për “Panorama Sport” vetë presidenti Tavo, i cili nuk e ka përtypur humbjen e fundit ndaj Kamzës.

tavo

REAGIMI “Pas masave të marra dhe atyre që priten të pasojnë, ne si presidencë kemi vendosur si objektiv për tri ndeshjet e radhës marrjen e të paktën 5 pikëve. Ky është ultimatum për lojtarët dhe stafin teknik. E dimë që do të luajmë ndaj Partizanit, Kukësit dhe Skënderbeut, por jemi të bindur se i kemi mundësitë për të marrë pikë ndaj kujtdo skuadër. Në rast se synimet nuk arrihen, atëherë duke filluar nga stafi teknik dhe deri te futbollistët më pak të aktivizuar, do të jenë pa dyshim përgjegjës për këtë situatë”, – deklaroi dje Tavo, duke dhënë sinjale të qarta se nuk mund të tolerojë më gafa si ato ndaj Kamzës në Gjirokastër.

Daniel-Fernandez-658x370

Luftëtari e kishte ndeshjen në dorë, kur një gabim fatal i portierit Festim Miraka i dhuroi penallti kundërshtarit, që u kthye në gol nga Raçiç. Klubi kërkonte vetëm fitore ndaj Kamzës, duke parë edhe kalendarin jo të favorshëm që ka në vijim. Për mënyrën se si rrodhi loja, ndoshta edhe një pikë nuk do të ishte keq, por Luftëtari la tri të tilla në shtëpi.

Pesë pikë në po kaq ndeshje nuk kanë lënë të kënaqur drejtuesit bluzi, të cilët këtë sezon kërkojnë që skuadra të pretendojë vendet e nderit, duke qenë pjesë e Ligës së Europës. Tashmë bluzinjtë do të sfidojnë Partizanin të hënën në kryeqytet.

Related Posts

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions
Sport

VIDEO/ Interi “ngrin” në Norvegji, Bodo/Glimt turpëron zikaltërit në Champions

18/02/2026
E frikshme/ Shihni si e ka dëmtuar qiparisi i rrëzuar këtë shtëpi në Delvinë
Kryesore

E frikshme/ Shihni si e ka dëmtuar qiparisi i rrëzuar këtë shtëpi në Delvinë

18/02/2026
Ktheu shtëpinë në bazë droge, arrestohet shqiptari në Itali
Kryesore

Ktheu shtëpinë në bazë droge, arrestohet shqiptari në Itali

18/02/2026
11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin
Argjiro +

11 këshilla praktike për pelegrinët që kryejnë Umren dhe Haxhin

18/02/2026
Ndarja me Xhensilën, Bes Kallaku publikon për herë të parë foto me partneren e re
Lajme

Ndarja me Xhensilën, Bes Kallaku publikon për herë të parë foto me partneren e re

18/02/2026
Tritan Shehu: Shqipëria s’ka program vaksinimi, situata është në kaos të plotë
Kryesore

Protesta e PD/ Tritan Shehu: I patë sheshet dy herët e fundit? Më 20 shkurt numri do jetë edhe më i madh

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

Cardi B drejt një ndryshimi të madh në pamje, ja çfarë ka vendosur

19/02/2026
Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

Ditë e madhe! Mark Zuckerberg dëshmon për herë të parë në gjyqin historik për varësinë nga mediat sociale

18/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al