• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari, qëndërsulmuesi i golit bëhet çështje në Gjirokastër

26/10/2017
Meçi i indinjuar për ndryshimet në akademi, nuk drejton stërvitjen e Luftëtarit

Në merkaton e verës, Luftëtari bëri një goditje të minutave të fundit për repartin e sulmit, talentin shqiptar Vasil Shkurtaj, ndërsa uruguajani Nunez, i afruar me bujë u mendua se do të plotësonte boshllëkun e lënë nga Reginaldo. Ndryshe nga një sezon më parë, çdo javë që kalon po konfirmon mungesën e shënjestrës së klubit nga “Qyteti i Gurtë” pasi afrimet e verës nuk kanë bindur dhe tashmë problemi më i madh është qëndra e sulmit ku mungon lojtari gol.

27-vjeçarin nga Mozambiku, Reginaldo Faife që rezultoi arma fatale për bluzinjtë në shumë ndeshje është emri që mungon më shumë në këtë grup që nuk arrin ta çojë topin në rrjetë. Nunez tashmë i larguar për shkak të paraqitjeve të dobëta, ndërsa Shkurtaj me shumë mundësi do të federohet vetëm në muajin janar. Në këtë mënyrë, trajneri Hasan Lika ka mbi supe barrën e rëndë për të gjetur një emër që premton gola të paktën deri në merkaton e dimrit.

Abazaj dhe Bregu nuk arrijnë të çajnë mbrojtjet kundërshtare edhe pse nuk mungojnë në volum dhe raste por tensioni që po shoqëron skuadrën gjatë javëve të fundit dhe mungesa e një qëndërsulmuesi duket se po i shpërfytyron edhe dy emrat më të lakuar të Luftëtarit. Në sfidën e fundit kundër Kukësit, skuadra gjirokastrite prodhoi jo pak, madje u ndal edhe dy herë nga shtylla, por aktivizimi i Rocës në majën e sulmit duket se rezultoi një lëvizje e gabuar, por gjithsesi e diktuar nga rrethanat.

Tashmë radhën e ka Skënderbeu. Në transfertën korçare, bluzinjtë kanë një test shumë të vështirë dhe praktikisht të vështirë për t’u kaluar. E vetmja pikë ku Luftëtari mund të besojë verbërisht është trajneri Lika. Një njohës i vjetër i futbollit shqiptar që po punon prej më shumë se 10 ditësh me një grup të transformuar. Deri në merkaton e dimrit, trajneri kryeqytetas është i detyruar të marrë maksimumin nga ky grup edhe pse misionin mbijetesë këtë sezon duket shumë më i vështirë.

Related Posts

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla
Sport

Raphinha show, Barcelona feston në Sevilla

19/09/2026
Sot zyrtarizimi, dy goditjet e mëdha të Dinamos në merkato kalojnë testet – Balkanweb.com – News24
Sport

Kthim në kohë për Dinamon, start njëlloj si në sezonin kur e nisi pretendent për titull e thuajse e hodhën nga kategoria

19/09/2026
VIDEO/ “Buzëqesh” Dinamo, thyen Laçin
Sport

VIDEO/ “Buzëqesh” Dinamo, thyen Laçin

19/09/2026
VIDEO/ 4 gola në supersfidën e Serie A, Inter dhe Roma bëjnë paqe
Sport

VIDEO/ 4 gola në supersfidën e Serie A, Inter dhe Roma bëjnë paqe

19/09/2026
FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun

19/09/2026
FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24
Sport

FOTO/ E veçantë në Superiore, tifozët e Vorës hapin mesazhin emocionues para sfidës me Skënderbeun – Balkanweb.com – News24

19/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

Autobusi me mallra kontrabandë ndalohet në Gjirokastër, 22 mijë euro dhe 100 steka cigare në duart e Policisë

20/09/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë

35- vjeçari bie nga pema, pëson fraktura të shumta

20/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al