Klubi i Luftëtarit, ka denoncuar kësaj radhe, nëpërmjet një postimi në Facebook, gjyqtarin e ndeshjes me Teutën, Blerim Ziri.
Sipas postimit, mësohet se personi quhet Nesti Binishi, ish-zyrtar i klubit të Pogradecit dhe Kastriotit, dhe nga fotot shihet në ndeshjen e disa sezoneve më parë, mes Turbinës dhe Luftëtarit, ai është futur në dhomën e gjyqtarëve me një çantë me vete.
Më poshtë, postimi i klubit.
Deklarate per shtyp!
Klubi I futbollit Luftetari denon me force aktet e turpshhme qe kane ndodhur sot ne takimin Luftetari-Teuta. Nje gjyqtar bastard si Blerim Ziri paracaktoi dhe denigroi nje ndeshje futbolli qe vetem sportivitet nuk shfaqi. Por kjo nuk eshte hera e pare qe Ziri, I komanduar nga te tjere “Zira” masakron Luftetarin. Ne takimin perballe Turbines ne Cerrik, bastardi pervetesoi ate qe canta e mikut te tij I solli. Dhe sot ne Gjirokaster I ktheu borxhin. Atehere Luftetari denoi prane FSHF me video dhe foto ate qe ndodhi. Askush nuk u denua. FSHF mbeshteti dhe vijon te mbeshtese kamikazet e saj. Ziri nuk u denua, as pezullua. Perkundrazi vijon te masakroje me devotshmeri ata qe perpiqen te luajne sport te paster. Ziri erdhi ne.takimin ndaj Vllaznise, demtoi Luftetarin dhe askush nuk mori asnje mase. Nuk e dime ku e gjen mbeshtetjen nje arbiter qe tallet me mijera tifoze, me nje qytet te tere. FSHF ASNJEHERE NUK KA PERJASHTUAR DIKE PERJETESISHT MGA GJYKIMI. CASTI KA ARDHUR, SHPETONI SPORTIN.