Luftëtari do të luajë në transfertë ditën e diel teksa do të udhëtojë drejt kryeqytetit për t’u përballur me Partizanin kryesues. Një duel i vështirësisë maksimale për ekipin e drejtuar nga trajneri Jorgos Marantas.
Tekniku grek duhet të bëjë llogaritë edhe me dy mungesa të rëndësishme të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Paraskivas Prikas, i cili në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Tiranës u ndëshkua me karton të kuq. Kështu, futbollisti automatikisht është jashtë sfidës së dielës.
Mungesa e dytë në radhët e bluzinjve është Aurel Demo. 23-vjeçari ishte i pafat duke pësuar një dëmtim në shpatull në ndeshjen ndaj Tiranës, dhe në këtë formë nuk do të jetë i gatshëm për takimin ndaj Partizanit.