• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lukaku: Me Chelsea-n kam lidhje të forta, e ndihmoj të fitojë më shumë

13/08/2021
Lukaku: Me Chelsea-n kam lidhje të forta, e ndihmoj të fitojë më shumë

Një nga transferimet më të bujshme dhe padyshim më të shtrenjta të kësaj vere ishte ai i Romelu Lukakut nga Interi te Chelsea për një shifër prej 115 milionë eurosh, me sulmuesin belg që bëri edhe prezantimin zyrtar te “blutë e Londrës”. I rritur te belgët e Anderlechtit, Lukaku mbërriti për herë të parë te Chelsea në verën e 2011-ës, por gjeti shumë pak hapësira dhe pas huazimesh te WBA e Everton, u shit plotësisht te këta të fundit në verën e 2014-ës. Më pas karriera e Lukakut erdhi në rritje, pasi u transferua te Manchester United, ku fitoi Europa Leaguen e më vonë te Interi, ku ngriti lart trofeun e Serisë A, ndërsa tani rikthehet te Chelsea me një tjetër staturë e gati për të lënë gjurmë.
“Ka qenë një udhëtim i gjatë për mua. Erdha këtu kur isha ende një fëmijë që kishte shumë për të mësuar dhe tani rikthehem me shumë eksperiencë dhe shumë më i pjekur. Marrëdhënia që kam me këtë klub është shumë domethënëse për mua. E kam mbështetur Chelsean që fëmijë dhe është një ndjenjë e jashtëzakonshme që të rikthehem dhe të provoj të ndihmoj skuadrën të fitojë edhe më shumë tituj”, deklaroi Lukaku. Sulmuesi belg kishte rilindur në Milano me fanellën e Interit dhe të paktë ishin ata që e kishin parashikuar një largim të tij këtë verë, megjithatë vetë Lukaku sqaron edhe arsyet që e shtynë t’i thotë po një rikthimi te Chelsea.
“Unë mendoj se kjo mundësi më erdhi në kohën e duhur dhe uroj që të fitojmë sa më shumë së bashku. Ambiciet e klubit përputhen plotësisht me ato të miat, pasi jam 28 vjeç dhe sapo kam fituar Serinë A. Që kur lashë Chelsea-n, kam kaluar shumë ulje-ngritje, por tani vij me shumë më tepër eksperiencë dhe mezi pres të ndihmoj skuadrën në fushën e lojës”, u shpreh belgu.

Related Posts

Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga (VIDEO)

08/11/2026

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi
Sport

Roma nuk llogarit Sassuolon, feston në shtëpi

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

07/11/2026
Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24
Sport

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi
Sport

VIDEO/ Mbrojtësi kuqezi nuk fal, shënon gol në Rusi

07/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga (VIDEO)

08/11/2026
Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Reali “fshin” edhe Valencian, “presion” Barçës nga pranë, Mou me shifra të “frikshme” në La Liga (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

08/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al