• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Luli fle gjumë kudo, ka mësuar të flasë në gjumë!”/ Rama nga Saranda: Basha varet si e kurdisin!

09/04/2021
“Luli fle gjumë kudo, ka mësuar të flasë në gjumë!”/ Rama nga Saranda: Basha varet si e kurdisin!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në Sarandë ditën e sotme. Kryeministri Rama tha se kryedemokrati Lulzim Basha fle gjumë kudo dhe kurdiset nga ata që ka nga pas, përkatësisht, sipas kryeministrit, Ilir Meta dhe Sali Berisha.

Rama: Luli mund të flejë kudo, unë kam qenë me të. Kam treguar barsoletat e dynjasë që mos ma zinte gjumi, se shkoi shumë vonë. Ai mund të flejë në shtëpi, në makinë, pa problem fare. Ku ka një vend të mbështesë kokën, ai fle. Madje më besoni edhe kur është duke folur, ai fle, sepse ka mësuar të flasë në gjumë, ndaj është komplet i papërgjegjshëm në ato që thotë. Njëherë shfaqet si radikal ekstremist, njëherë si djalë i mirë, varet si është kurdisur. Përtej tij, pas tij, qëndrojnë ata që e kurdisin. Ka mundësi që shumica dërrmuese e shqiptarëve të dojë prapë Ilir Metën e Sali Berishën në jetën e tyre? Të dojë prapë që Shqipëria të hyjë në një fazë pasigurie e të përfundojë në buzë të një humnere tjetër? Edhe herën e dytë kështu ndodhi, ndonëse jo si në 1997, por borxhi ishte shumë i lartë. Ne duhet me patjetër të garantojmë që Shqipëria nuk kthehet mbrapa dhe që ngritja jonë të vazhdojë edhe më e vendosur e më e shpejtë. Por për t’u ngjitur më lart e më shpejt, duhet shumë më tepër forcë, duhet karakter.

Gjatë fjalës së mbajtur në Sarandë kryeministri Edi Rama sulmoi taksën e sheshtë 9 për qind, që është angazhimi qeverisës i Partisë Demokratike.

Po ashtu kryeministri tha se Basha është i papërgjegjshëm në ato që thotë, pasi njëherë shfaqet si radikal ekstremist, dhe pastaj si djalë i mirë.

“PD ka thënë se do sjelli mbrapsht atë taksën që ka lindur për të mbështetur më të pasurit, në kurriz të më të varfërve. Taksën e sheshtë 9 për qind. Ia vlen të paguash taksë 9 për qind për të çuar Lulin që të flejë te Kryeministria. Luli mund të flejë kudo. Kam qenë me të, kam treguar barcaletat e dynjasë që të mos të ma zinte gjumi. Ai mund të flejë te Shqup-i, në shtëpi, në makinë, pa problem fare. Më besoni që edhe kur është duke folur ai është duke fjetur. Ka mësuar të flasë në gjumë, prandaj është komplet i papërgjegjshëm në ato që thotë. Njëherë thotë çajini xhamat, shpojini gomat, pastaj del edhe thotë të kundërtën. Njëherë shfaqet si radikal esktremist, njëherë si djalë i mirë, varet si është kurdisur. Mbrapa tij qëndrojnë ata që e kurdisin. Ka mundësi që shumica e shqiptarëve të dojë prapë Ilir Metën dhe Sali Berishën në jetën e tyre?!”, tha Rama.

Rama duke akuzuar Metën dhe Berishën si drejtuesit e opozitës, tha se ata kanë një lidhje të fortë me qarkun e Vlorës pasi sipas tij kanë letrat e pronave të grabitura me shantazhe.

Rama: Është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë së bashku me premtimin e tyre, do të shfuqizojmë ligjin e pronave. Ka një lidhje shumë të fortë me këtë qark ai personazh, ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, lidhje të shkurtra, me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë. Mijëra e mijëra nga ato hektarët që njerëzit autoktonë të këtij bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë, e ndërkohë ë hiqnin pancirin janë detyruar t’ia shesin zarbove të ardhur nga Tirana. E çuditërisht më pas shfaqeshin si pronarë emra që s’kanë lidhje me këtë trevë fare. Nuk ka asnjë mundësi, nuk ekziston që të prerisë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër.

Çfarë udhëheqësi është Lulzim Basha që përveçse fle në këmbë nuk ka asgjë në dorë. Një kukull e kurdisur ndërsa udhëheqësit realë të asaj opozite janë Saliu dhe Ilir ata që morën peng aeroportin e Rinasit. Janë ata që i bashkon një ankth Ii madh, një pasiguri e madhe e humbjes përfundimtare të influencës së tyre.

Related Posts

“Bulevardi i flamingove”, Rama pranon mesazhin e protestës: Duhet të bëjmë kthesë!
Kryesore

Ndarja e re territoriale dhe “Besa”, Rama mbledh në takim drejtuesit politikë të PS

27/07/2026
Kryesore

Sot greva e doganierëve grekë, bllokohen pikat kufitare

27/07/2026
Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil
Kryesore

Zjarr gjatë natës në zonën e Gjirit të Hartës në Ksamil

27/07/2026
Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe

27/07/2026
Lojtari “i jep duart” Tiranës, zyrtarizohet largimi

Goditje “big” në merkato, Skënderbeu arrin akordin me ish-futbollistin e Tiranës që ka fituar… 5 trofe – Balkanweb.com – News24

27/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al