Për disa javë rrjesht, emisioni “Shiko kush luan” është bërë vendi ku të gjithë personat e famshëm “vjellin” vrerin që kanë për njëri-tjetrin.
Javën e parë Young Zerka tha që kolegia e tij Samanta Karavella nuk e meritonte famën që kishte marrë. Kjo e fundit nuk e mori me shumë sportivitet kritikën duke shpërthyer në rrjetet e saj sociale ku shkruante: O Koçi nuk të shkojnë armët ty. Karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia. Eh pra, pas një buri (pa rr) të suksesshëm fshihet një grua si e jotja.
Këtë herë është radha e Ronelës të reagojë dhe sigurisht që do ta bëjë të shtunën, në të njëjtin emision. E pyetur për ish-shoqen e saj të ngushtë Ronela thotë në promo: Ma keni bërë Samantën si dashnore!” dhe me siguri u referohet lajmeve për sherrin.
Tani presim që këtë të shtunë të mbarojë saga dhe të marrim vesh njëherë e mirë se çfarë ka ndodhur.