• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Magazina me 12 ton kanabis në Përmet, zbardhen emrat e të arrestuarve

09/04/2017
Qeveria shpërblen policinë, rritje page brenda dhe jashtë orarit të punës

Sekuestrohen tre ish depot e rezervave të shtetit në fshatin Pagri të Përmetit 11650 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Arrestohen në flagrancë dy prej administratorëve të këtyre depove, si dhe shpallet në kërkim personi i tretë që administronte këto depo.

Gjithashtu ndalohet edhe Kryeplaku i fshatit Pagri.

Më datë 07.04.2017, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka marrë një informacion nga një burim anonim se në një nga ish depot e rezervave të shtetit mbi fshatin Pagri të rrethit Përmet kishte sasi të konsiderueshme lëndë narkotike.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankensat ka njoftuar mbrëmjen e datës 07.04.2017, Drejtorinë e Policisë së Shtetit dhe në lidhje me këtë u hartua menjëherë plani i veprimit për të ndërhyrë në këto ish depo të rezervave të shtetit.

Në zbatim të planit operacional të hartuar nga Drejtoria e Policisë së Shtetit, më datën 08.04.2017, Drejtoria Kundër Narkotikëve në Policinë e Shtetit , SH.Ç.B.A, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër dhe Policia Përmet, organizuan dhe zhvilluan operacionin e koduar “Pagri”.

Si rezultat i operacionit rezultoi se në njërën nga tre depot u gjet e ambalazhuar në thasë plasmasi një sasi prej 11650 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Pas konstatimit nga Policia dhe SH.Ç.B.A i lëndës narkotike në njërën prej ish depove, rreth orës 13.00 të datës 08.04.2017 është njoftuar Prokurori i Rrethit Përmet në lidhje me lëndën narkotike të gjetuar nga Policia dhe SH.Ç.B.A.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera në vendngjarje u bë ndalimi i shtetasëve:

Rustem Muçelli, 51 vjeç, banues në fshatin Pagri.

Eqerem Ali, 60 vjeç, banues në fshatin Pagri.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në fshatin Pagri – Përmet.

Ndalimi i këtyre shtetasve si dhe shpallja në kërkim e shtetasit tjetër u bë për arsye se këta shtetas nga provat e grumbulluara rezulton se i kishin në përdorim depot për të magazinuar ushqim për bagëtitë e tyre.

Gjithashtu në vijim të veprimeve është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri , shtetasit: Koço Zaimaj , 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri. Ndalimi këtij shtetasi u bë pasi ky shtetas është me detyrë kryetar i fshatit Pagri dhe nuk ka kryer detyrat funksionale në lidhje me ngjarjen e mësipërme.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet për hetim të mëtejshëm në ngarkim të shtetasve Rustem Muçelli, Ismail Saliu dhe Eqerem Ali, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”, e kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Si dhe në ngarkim të shtetasit Koço Zaimaj për veprat penale “Shpërdorimi i Detyrës ” dhe “Moskallëzimi i krimit” të parashikuara nga neni 248 dhe 300 i Kodit Penal

Po në lidhje me këtë ngjarje, Drejtoria e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe SH.Ç.B.A, kanë nisur verifkimet për të parë nëse ka implikim apo shpërdorim detyre të punonjësve të policisë në lidhje me këtë ngjarje.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

VIDEO/ Reali i jep leksion Cityt dhe “fluturon” me Valverden, PSG fiton ndaj Chelseat, Bodo/Glimt e ka seriozisht në Champions

11/03/2026
“Love you winner”/ Anjeza Shahini surprizon Mirit me një mesazh emocionues

“Love you winner”/ Anjeza Shahini surprizon Mirit me një mesazh emocionues

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al