• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Magazina me kanabis në Përmet/ Përgjimet telefonike zbulojnë pronarët, dy biznesmenë të fuqishëm

20/04/2017
Magazina me kanabis në Përmet/ Përgjimet telefonike zbulojnë pronarët, dy biznesmenë të fuqishëm

Dy persona nga Tirana me aktivitet në biznese private dhe një nga Tepelena, po verifikohen nga prokuroria e Krimeve të Rënda si pronarë të mundshëm apo financues të kanabisit të gjetur dy javë më parë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet.

Bazuar në dëshmitë e marra prej banorëve të zonës në fshatin ku u gjet kanabisi në Përmet por edhe referuar tabulateve telefonike të dy shtetasve të arrestuar, prokuroria dyshon se dy sipërmarrës nga Tirana me aktivitet në pronësinë e lokaleve të ndryshme dhe pikave të basteve, mund të jenë financues të aktivitetit kriminal në Përmet, mëson “Panorama”.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar në lidhje me identitetin e personave që po hetohen. Ndërkohë, i dyshuari nga Tepelena, mendohet se ka marrë pjesë në këtë aktivitet duke mundësuar kultivimin e kanabisit në këtë zonë, ruajtjen e parcelave dhe deri tek korrja e bimës narkotike e cila mendohet se është përpunuatr e tharë në tunelet e ish-rezervave të shtetit në Përmet, mëson “Panorama”.

Pas zbulimit të kësaj sasie të madhe hashashi në Përmet, policia e shtetit ka arrestuar shtetasit Rustem Muçelli, 51 vjeç dhe Eqerem Ali, 60 vjeç, të banues në Përmet ndërsa është shpallur në kërkim Ismail Saliu, 61 vjeç, banues në po atë fshat.

Asnjëri nga këta shtetas, nuk ka lidhje me kultivimin as me grumbullimin e drogës, por arrestimi i tyre është bërë sepse kishin përdorur magazinat ku u gjet hashashi vitet e fundit.

Sipas dëshmive që ka marrë fillimisht prokuroria e Permetit dhe më pas edhe Prokuroria e Krimeve të Rënda, dyshohet se tunelet ku u gjet kanabisi janë përdorur për magazinimin e drogës që nga dhejtori i vitit 2016 e në vazhdim me qëllimin që bima të trafikohej më pas në Greqi.

Dëshmitë e mbledhura tregojnë se tunelet ku mbahej kanabisi ruheshin nga persona të armatosur që nuk ishin banorë të zonës.

Për këtë ngjarje, nga policia është bërë ndalimi edhe i kryeplakut të fshatit Pagri, shtetasi Koço Zaimaj, 58 vjeç, kryeplak i fshatit Pagri. Ai akuzohet se nuk ka raportuar grumbullimin e sasisë së hashashit në magazinën ku u gjetën 11 tonë hashash./Panorama

Related Posts

Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026
Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh
Kryesore

Ndërron jetë në spital punëtori nga Gjirokastra, ra nga lartësia para disa ditësh

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Elijona Binakaj po i “çmend” bizneset me tarifat e saj… sa kushton një postim?

Elijona Binakaj po i “çmend” bizneset me tarifat e saj… sa kushton një postim?

11/03/2026
“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant

“Irani është i mirëpritur në Botëror”, Infantino: Trump del garant

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al