Gjatë paradites së sotme në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur Varibopë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë plagosur katër persona.
Të katër shtetasit, të cilët dyshohet se janë të afërt mes tyre, po udhëtonin me një automjet.
Nga aksidenti mbetën të plagosur Mariglen Mahmutaj 31-vjeç i cili drejtonte dhe makinën, Ismet Mahmutaj 80 vjeç, Diana Ferra 45-vjeçe dhe Kate Mahmutaj.
Të plagosurit janë të gjithë nga Vlora. Ata po marrin trajtim mjekësor në spital dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.