Alarmi për një sasi eksplozivi është dhënë mëngjesin e sotëm në Vlorë. Pronari i një makine ‘BMW’ ka njoftuar mëngjesin e sotëm policinë për një sasi eksplozivi brenda makinës së tij. Mjeti në fakt ka qenë i parkuar shumë pranë Policisë së Vlorës. Aktualisht mbahet i rrethuar vendi i ngjarjes, në pritje të njësisë anti-eksploziv.









