• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mami, kam frikë, më shpëto…”, fëmijët e luftës në Ukrainë

27/02/2022
“Mami, kam frikë, më shpëto…”, fëmijët e luftës në Ukrainë

Një grua 34-vjeçare nga Ukraina rrëfen se ka kaluar natën në bodrumin e pallatit të saj me rreth 35 banorë të tjerë. “Ne ishim me fat mbrëmë. Një shpërthim goditi rrugën pranë pallatit tonë, por nuk na qëlloi,” tha ajo.

“Më vonë morëm vesh se dy këmbësorë ishin vrarë dhe një tjetër ishte plagosur. Vala e shpërthimit ishte aq e fortë saqë mu shurdhuan veshët edhe pse isha në bodrum. Pak para shpërthimit fqinji ynë poshtë në bodrum po udhëzonte dy fëmijët e tyre të vegjël tre ose katër vjeç se çfarë të bënin nëse do të kishte një shpërthim.

Të dëgjoja këtë ishte e tmerrshme.Gjatë gjithë natës një vajzë e re zgjonte mamanë e saj. Ajo rrinte ulur duke qarë duke bërtitur dhe i thoshte: “Mami, kam frikë, të lutem më shpëto, më shpëto tani”, u shpreh 34-vjeçarja për BBC.

Megjithatë ajo tha se edhe pse forcat ukrainase morën sërish nën kontroll Kharkivin, ajo vazhdon të dëgjojë shpërthim, dhe thotë se ka frikë se ofensiva ruse është duke vazhduar në qytet.

“Vullnetarët e ushtrisë rezervë po bëjnë një punë të madhe,” tha ajo. Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi se negociatat mes Kievit dhe Moskës do të zhvillohen në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Një deklaratë nga zyra e presidentit ukrainas, mësohet se dy delegacionet do të takohen “pa parakushte” pranë lumit Pripyat, raporton SkyNews.

Kyiv Indipendent raporton duke iu referuar burimeve nga qeveria ukrainase se Presidenti Zelensky ka patur një telefonatë me homologun bjellorus Lukashenko, i cili e ka ftuar për negociata në kufirin mes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Sipas medias ukrainase, Lukashenko ka premtuar që nga vendi i tij nuk do të niset asnjë sulm ndaj Ukrainës përgjatë kohës që liderët e saj do të jenë aty duke negociuar.

“Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Më herët, Zelenskyy kishte refuzuar që Ukraina të takohej me delegacionin rus në Bjellorusi.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

Kemi një grup cilësor, synojmë të japim maksimumin dhe të kualifikohemi – Balkanweb.com – News24

09/11/2026
Duhet të kishim shënuar më herët, pas golit të dytë ndeshja përfundoi – Balkanweb.com – News24

Foda: Synojmë ta fitojmë ndeshjen me Izraelin, të rinjtë janë e ardhmja e Kombëtares

09/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al