Vizitat mjekësore dhe firma mbi kontratë. Man.City godet në orët e fundit të merkatos me drejtuesit e klubit që i bëjnë Enzo Maresca-s dhuratën e shumë kërkuar, Enzo Fernandez. Përcaktues në këtë pikë rezultoi vetë dëshira e lojtarit, me mesfushorin argjentinas që kërkoi me çdo kusht të bashkohej me ish trajnerin e tij.
Chelsea i dha dritën jeshile vetëm në orët e fundit të merkatos duke pranuar ofertën e Man.City.
“Sky Sport” shkruan se bëhet fjalë për një transferim rekord, i dyti më i shtrenjtë në historinë e Premier League pasi kartoni i tij pritet t’i kushtojë Man.City afro 140 milionë euro.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb







