• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Manchester City kampion i Champions League, Interi thyhet në finalen e Stambollit

11/06/2023
Manchester City kampion i Champions League, Interi thyhet në finalen e Stambollit

Një skuadër angleze triumfon sërish ndaj një ekipi italian në finalen e UEFA Champions League në Stamboll por 16 vite pas Liverpool-Milan, ishte radha e Manchester City-Inter.

Pep Guardiola barazon Alex Ferguson me tre trofe brenda një sezoni pasi skuadra e tij kompletoi kryeveprën me Kupën e Kampioneve që e ngriti në qiellin turk edhe pse jo me futbollin spektakolar që na ka mësuar. Cinik Manchester City e madhe shpesh herë i “shëmtuar” por mjaftueshem i fortë për të thyer Interin që nuk bëri shumë për ta fituar këtë finale.

Zhgënjejnë zikaltërit në një mbrëmje që do të kërkojnë ta harrojnë sa më shpejt edhe pse trofeun e tyre e kishin fituar me kalimin në finale. Rodri në minutën e 68 bëhet i dhjeti spanjoll që shënon në një finale duke lënë pas brazilianët dhe gjermanët me 7 ndërsa një rast i vetëm i ndalur nga Lukaku në zonën e bardhekaltërve është shija që la skuadra zikaltër në 90 minutat e vështira të finales ndërsa në vijën fatale, Ederson bëri mrekullinë po ndaj belgut.

Atmosferë fantastike në “Ataturk Stadium” ku deri në minutën e 68 nuk u shënua asnjë rast “infarkti” ku Haaland kërcënoi Onanan, ndërsa De Bruyne ishte lajmi më i madh në fushën e lojës me daljën e tij për shkak dëmtimi, por në të dytën, Akanji dhuroi një top për Bernardo Silvan që pason në zonë por Acerbi laergon topin që përfundoi te e djathta e Rodrit i cili e stampoi në portën e Onanas.

Festë bardhekaltër me Manchester City-n që shkarkoi tensionin por dy minuta më vonë rrezikoi seriozisht pasi Dumfries dhuroi një top për Dimarcon që fllimisht e ndali në tranversë dhe më pas u ndal nga Lukaku në pozicionin e një mbrojtësi për skuadrën e Guardiolas. As fundi nuk i mëshiroi zikaltërit me Lukakun që u ndal për mrekulli nga Ederson.

Mallkim për belgun dhe Interin që largohet me disfatë 13 vite pas finales së fundit të luajtur në Champions League. Lotë hidhërimi në Milanon zikaltër dhe festë e shfrenuar në Manchestein bardhekaltër me fitoren e parë në Champions League për Manchester City dhe të parën po ashtu për Pep Guardiolan pas asaj të fituar për herë të fundit në vitin 2011 me Barcelonën.

Related Posts

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh
Sport

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!
Sport

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje
Sport

Lojërat Mesdhetaret, ja shpërblimet për kuqezinjtë që do të fitojnë medalje

23/08/2026
Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët
Sport

Tirana, trajneri para Egnatias: Respekt për rivalin, por duam 3 pikët

23/08/2026
VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares
Sport

VIDEO/ Gol i Shpendit në Itali, sulmuesi kuqezi në pritje të ftesës së kombëtares

23/08/2026
Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares
Sport

Në Premier Ligë nxjerrin jashtë planeve Anis Mehmetin, yjet e Hollivudit dhe Tom Bredi vihen në ndjekje të futbollistit të Kombëtares

23/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al