• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mandarinat me pesticide/Babai i fermerit të arrestuar: Nuk janë helmuese, i kemi ngrënë të gjithë si familje

26/02/2025
Mandarinat me pesticide/Babai i fermerit të arrestuar: Nuk janë helmuese, i kemi ngrënë të gjithë si familje

Hekuran Tafa, babai i fermerit Elton Tafa i arrestuar mëngjesin e sotëm së bashku me dy shtetas të tjerë deklaron se djali i tij është i pafajshëm. I tronditur nga lajmi për arrestimin e djalit të tij, i cili e mori vesh nga mediat dhe komshinjtë, i bën apel shtetit të bëj drejtësi.

Ai ka deklaruar se djali i tij nuk e ka marrë mbrapsht produktin e mandarinave të kthyera nga Kroacia, dhe se ai gjithashtu ka marrë një gjobë nga AKU dhe i është thënë që produkti do të groposet.

Në lidhje me pesticidin “Fosmet” që thuhet se është gjetur në manderina, Hekuran Tafa thotë se “nuk kanë të bëjnë me asgjë helmuese pasi manderinat i kanë ngrënë të gjithë ata si familje”.

Duke deklaruar se “askush nga fermerët nuk e dinte që ky pesticid nuk lejohej nga BE”, jashtë kamerave Hekuran Tafa deklaron se “këtë pesticid e përdorin të gjithë fermerët”.

“Shteti duhet të nxjerrë të vërtetën. Nuk dimë gjë që pesticidi nuk lejohet. Djali është i pafajshëm, as ka vrarë e as ka bërë. Po të na helmonin mandarinat, ne do të kishim vdekur. Nuk e pyes për asgjë djalin, nuk e di i ka shitur apo jo mandarinat”, thotë ai.

Ngjarja

Mēngjesin e sotëm Prokuroria e Beratit bëri me dije se, Seksioni per hetimit e Krimit ekonomik-financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare të Juridiksionit të Pëgjithshëm Berat, pas hetimeve disa mujore të kryera në kuadër të Procedimit Penal nr.768, të vitit 2024, i regjistruar për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”, “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe e lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Shpërdorimi i Detyrën”, ka arrestuar tre shtetasit: Arben Dyli, 56-vjeç, Elton Tafa, 46-vjeç dhe Elson Tahiraj, 30-vjeç.

Sipas këtij njoftimi konfirmohet se, ndalimi i këtyre shtetasve është bërë, pasi nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se shtetasi Elton Tafa,me profesion Fermer ka shitur te shtetasi Arben Dyli (administrator i pikës së grumbullimit) një sasi prej rreth 10 ton mandarina, të cilat më pas Arben Dyli i ka eksportuar drejt Kroacisë.

Nga autoritetet Kroate,pasi u kryen analizat e nevojshme nga ku rezultoi se sasia e mandarinave kishte përmbajtje të lartë të pesticidit “Fosmet”, pesticid ky i dëmshëm për shëndetin dhe i ndaluar për t’u përdorur, ngarkesa e mandarinave u kthye mbrapa në vendin e origjinës, ku rezulton se është tërhequr nga shtetasi Arben Dyli.

Më pas, dyshohet se ky i fundit e ka hedhur përsëri në treg duke mos e asgjesuar sipas procedurës përkatëse.

Gjithashtu dyshohet se i arrestuari Elson Tahiraj, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së bimëve ka shpërdoruar detyrën duke lëshuar certifikata fitosanitare fiktive për subjekte të ndryshme, ndër të cilat dhe subjekti i shtetasit Arben Dyli.

Related Posts

Kryesore

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Makina del nga rruga në aksin Levan, dyshohet për një të plagosur
Kryesore

Aksident në Tepelenë, një i dëmtuar lehtë

10/03/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Sherr mes shoferëve në aksin Levan-Tepelenë, 38-vjeçari shpallet në kërkim

10/03/2026
Përmetari bën “të fortin” me policinë në Gjirokastër, nuk i ndalon në rrugë sepse transportonte klandestinë, shpallet në kërkim
Kryesore

I gjejnë kanabis me vete, arrestohet i riu nga Asim Zeneli

10/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Gjirokastër, i riu shpallet në kërkim, mashtroi një person se do t’i blinte makinën dhe u largua

10/03/2026
Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut
Kryesore

Kumbaro mbledh deputetët dhe kryebashkiakët në Gjirokastër: Projekte të reja në të katër cepat e qarkut

10/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Emrat/ 14 kandidatë në garë për postin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit

11/03/2026
Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

Greta debaton me Brikenën, e paralajmëron: Kujdes se edhe për ty kanë dalë…

11/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al