Vardari është zyrtarisht kampion i Maqedonisë së Veriut. Pas një edicioni ku Shkëndija akuzoi edhe për ndërhyrje nga gjyqtarët, rivalët ia dolën të fitonin titullin në javën e parafundit.
Vardarit i mjaftoi një gol ndaj Strugës, për të fituar ndeshjen dhe për t’u kurorëzuar kampion. Shkëndija në anën tjetër bëri detyrën duke mposhtur Brera Strumicën, ndërsa Arsimi fitoi përballë Sileksit.
Vardarit do e gëzojë fitimin e titullit ndaj Shkëndijës në shtëpi. Ky takim është rezervuar për javën e ardhshme, ndërsa mbyll edhe kampionatin.
Pjesë e festës për Vardarin do të jetë edhe Filip Najdovski. Ky i fundit kujtohet për periudhën e kaluar te Tirana ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE
Shkëndija 2-1 Brera Strumica
Sileks 0-1 Arsimi
Struga 0-1 Vardar
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








