Kur të gjithë po mendojnë se opozita do të jetë e ‘zjarrtë’ në këtë kuvend dhe do të nxjerrë shpatën kundër qeverisë dhe maxhorancës të kryesuar nga PS, kjo foto ekskluzive e “Mapo.al” tregon një aspect krejt tjetër në realitet. Në foto duket qartë se si kryeministri, njëherësh dhe kreu i PS-së, Edi Rama, i ka zgjatur dorën dhe ka takuar liderin e pozitës njëherësh kryetar të PD-së, Lulzim Basha, sot gjatë seancës parlamentare të pasdites në Kuvend.
Basha nga ana e tij, duket i qetë dhe i qeshur, teksa ka zgjatur dorën të takojë kundërshtarin e tij më kryesor në këtë Parlament. Shtrëngimi i duarve vjen në kohën kur të gjithë po aludojnë se PD-ja do të bashkojë forcat me LSI-në, për t’i bërë PS-së një opozitë të fortë dhe të vendosur… Por me sa duket, marrëveshja Rama-Basha që vijojë me bashkëqeverisje disa mujore, nuk ka përfunduar ende…










