Prokuroria e Përgjithshme ka zbardhur pikat e marrëveshjes mes Arta Markut dhe ministrit Fatmir Xhafaj për hetimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Ndër të tjera thuhet se Prokuroria e Përgjithshme merr përsipër që të krijojë një seksion të posaçëm të përkohshëm në Prokurorinë për Krime të Rënda dhe Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër dhe Lezhë.









