Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur 8 të vdekur dhe 7 të plagosur. Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Paraprakisht mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt mes disa personave i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Dyshohet se viktimat janë nga dy familje, ndërsa autori është një 24-vjeçar, me mbiemrin Zykaj, i sëmurë mendor, i cili është vënë në ndjekje nga forcat speciale të Policisë, RENEA, FNSH, DELTA FORCE. Policia ka marrë urdhër ta qëllojë nëse nuk arrin ta arrestojë, pasi i riu konsiderohet me rrezikshmëri të lartë.
© ArgjiroLajm.net









