Gjykata e Korçës ka dhënë masën arrest me burg për Aleko Myrtellarin, i cili disa ditë më parë masakroi me thikë bashkëshorten e tij Marjola Mytollarin.
Para togave të zeza ai është shprehur se është penduar dhe se nuk duhet ta kishte bërtë atë krim të rëndë.
Ndër të tjera ai është shprehur se shkak i debatit ka qenë, sipas tij se gruaja i kishe harxhuar paratë që ai kishte mbledhur gjatë punës në emigrim.
“Më mbetën fëmijët pa shkollë për shkak të gruas dhe nuk u edukuan mirë. Unë punoja jashtë shtetit, ajo prishte paratë e mia këtu dhe varte florinj në qavë. U pendova për krimin, s’duhet ta kisha bërë se është nëna e fëmijëve të mi”, tha Myrtollari.
Kujtojmë që 46-vjeçari qëlloi disa herë me thikë partneren 38-vjeçare, e cila ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.
Para se të fillonte sherri, autori kishte larguar 3 fëmijët nga shtëpia. Më pas në debat e sipër, 46-vjeçari ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij Marjola Mytollari, e më pas është larguar nga shtëpia. Ndërsa dy ditë më parë është dorëzuar në polici.