Rudina Dembacaj, është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të showbiz-it shqiptar.
Kjo jo vetëm prej lidhjes që ka tashmë me ish-deputetin Mark Frroku dhe fotove që poston në rrjete sociale, por edhe për karakterin shumë të thjeshtë dhe popullor që ka.
Aktorja e humorit, nga vetë profesioni që ka, duket se dhe kritikat i merr me humor, pasi duhet thënë që ato janë të shumta.
Pak orë më parë, aktorja publikoi një tjetër foto me ish-deputetin Frroku. Një prej komentuesve i ka thënë ta mbajë mirë Markun, pasi mund të ngelet pa burrë.
“Fillimi gjithmonë është mirë, mbaje fort se do të ngelesh pa burrë”, i shkruan komentuesi. Ndërkohë, aktorja nuk ia ka lënë pa një përgjigje:
“Unë kam dhënë prova, që vetëm pa burrë nuk ngelem”.