• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbaron “dashuria” Rama-Basha, ja pse marrëveshja rrezikon të prishet sërish

24/05/2017
Mbaron “dashuria” Rama-Basha, ja pse marrëveshja rrezikon të prishet sërish

Ish kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me ceshtjen e CEZ. /r/n/r/nFormer Prime Minister Sali Berisha and Prime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

Kryeministri Edi Rama ka kërcënua sot PD-në me prishje të marrëveshjes brenda muajit maj nëse nuk zhbllokohet procesi i vettingut.

Por ultimatumi i tij sot lidhet me ato çfarë deklaroi ish-kryeministri Berisha mbrëmë në emisionin “Studio e Hapur”, ku u shpreh se vetting me drejtorët e Edi Ramës nuk do të ketë.

Bëhet fjalë për rolin e disa drejtorëve të rëndësishëm dhe zgjedhjen e ekspertëve nga komisionet e Vettingut, të cilat u ngritën dy ditë më parë në Parlament.

Berisha: Në tërësi ligji është legjitim, por ka probleme të cilat do të adresohen. Cilat janë për shembull? Njëri prej tyre: ky komision do të ketë në kontroll veprimtarinë e drejtorëve të Ramës.

Pyetje: Ju e keni votuar…

Janë votuar anëtarët e komisionit.

Pyetje: Do nisë procesi nga e para? Do ketë rikandidim të anëtarëve të Vettingut?

Do shikohet çfarë përputhet me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Pyetje: Kush do e rishikojë ligjin?

Ekspertët do japin vlerësimin e plotë. Drejtorët duhet të jenë nën kontrollin e këtij komisioni. Ligji i vettingut do të shikohet nga komisionet përkatëse nëse duhet plotësuar ndonjë element nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Më poshtë ultimatumi i Edi Ramës dhënë sot paradite.

“Saliu mbrëmë paska thënë që ne marrëveshjen e kemi për të çuar njerëzit në votimin për komisionet e vettingut, por jo për ti votuar dhe për të bërë veting me drejtorët e Edi Ramës. Tani unë Saliut i them këtu një gjë të qartë dhe të prerë: Sali, në qoftë se PD-ja nuk do të zhbllokojë me votat e deputetëve të saj që bashkë me deputetët tanë duhet të përzgjedhin nga lista e ekspertëve anëtarët e dy komisioneve të vetingut, pra nëse PD nuk do ta zhbllokojë brenda majit vettingut, marrëveshja është e prishur. Vettingu është arsyeja themelore pse ne bëmë marrëveshjen. Vettingu është arsyeja themelore pse ne i pamë interesat e shqiptarëve të zakonshëm, socialist dhe demokratë, si interesa që bëjnë vetëm një interes, interesin tonë kombëtar në këtë moment kur Shqipëria duhet të ngrihet për ta çuar flamurin kuqezi në oborrin e BE. Nuk ka POR, sikur, ashtu apo ashtu: brenda majit, deputetë e shumicës dhe opozitës duhet të zgjedhin edhe listën e ekspertëve që është verifikuar nga OMN anëtarët e dy komisioneve të vettingut dhe pastrimi i pallatit të drejtësisë duhet të fillojë menjëherë sepse pastrimi i pallatit të drejtësisë është më i rëndësishëm se çdo gjë në këtë vend”, tha Rama.

Pas kësaj deklarate të Ramës, ka reaguar sërish ish-kryeministri Berisha. Ai ka postuar në faqen në Facebook foton e Edi Ramës me komentin “Tmerr nga disfata e 25 qershorit”.

Mbetet për t’u parë në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me këtë marrëveshje të papritur mes Ramës dhe Bashës, që më shumë sesa një marrëveshje që rregullon sistemin për zgjedhje të lira e të ndershme, ngjan me një pakt mes tyre për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për të bashkëqeverisur.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

Luiz Ejlli kujton të atin në vigjilje të Krishtlindjeve: Malli për ty s’plaket kurrë!

24/12/2025
Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

24/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al