• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbërrin në Shqipëri loja e rrezikshme “Jonathan Galindo”

28/07/2020
Mbërrin në Shqipëri loja e rrezikshme “Jonathan Galindo”

Pak ditë më parë, Policia e Shtetit njoftoi për një lojë të rrezikshme, të quajtur “Jonathan Galindo”, njohur edhe si “Cursed Goofy”, që po qarkullonte online dhe u bëri thirrje prindërve për kujdes. Njerëz anonimë që fshihen pas personazhit “Jonathan Galindo” i nxisin fëmijët të bëhen pjesë e një loje që mund t’i çojë deri në vetëvrasje. Së fundmi janë denoncuar edhe rastet e para në Shqipëri.TV Klan raporton se në Linjën Kombëtare të Ndihmës për Fëmijë, “Alo 116”, kanë mbërritur 5 sinjalizime brenda 1 jave.

“Bëhet fjalë për një adresë, që është në Instagram, fëmijët janë kontaktuar nga e njëjta adresë. Disa biseda janë bërë në shqip, disa biseda janë bërë në anglisht. Pra akoma duhet parë se kush është personi që fshihet pas asaj adrese. Janë të grupmoshës 10 deri 16 vjeç që na kanë sinjalizuar”, -thotë për Tv Klan, Mirgit Vata nga “Alo 116”.

Faqja e denoncuar është mbyllur, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i personit. Sipas psikologes Moza Sula, më të rrezikuar janë fëmijët që kalojnë shumë kohë në internet apo ata që bëjnë një jetë të varfër sociale.

“Nëse ndryshon diçka në humorin e fëmijës, në rutinën ditore, në higjienën personale, nëse nuk është më i komunikueshëm si më parë… Eksplorimi në faqe të pakontrolluara mund ta bëjë fëmijën burim viktimizimi në çdo moment prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet kontrolli nga ana e prindërve”, -shprehet ajo.

Loja është e ngjashme me “Balenën Blu”. Nëse fëmijët e kontaktuar nga “Jonathan Galindo” do të pranojnë të luajnë, sfida mund të zgjasë 50 ditë, me 50 sfida të ndryshme dhe sfida e fundit mund t’i çojë fëmijët deri në vetëvrasje.

Related Posts

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë
Lifestyle

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë

20/02/2026
Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji
Lifestyle

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet
Lifestyle

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe
Lifestyle

Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe

18/02/2026
Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale
Lifestyle

Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale

18/02/2026
Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve
Lifestyle

Shkencëtarët zbulojnë “superbakterin” 5,000-vjeçar rezistent ndaj antibiotikëve

17/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Chris Hemsworth shpjegon pse u largua nga Los Angeles për t’u vendosur në Australi

Chris Hemsworth shpjegon pse u largua nga Los Angeles për t’u vendosur në Australi

25/02/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia

Plagosja me armë në Mashkullorë, arrestohet autori

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al