• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbi 17 mijë fëmijë të vrarë në Gaza! Njihuni me disa prej ëndrrave që nuk do realizohen kurrë

05/07/2025
Mbi 17 mijë fëmijë të vrarë në Gaza! Njihuni me disa prej ëndrrave që nuk do realizohen kurrë

“Gaza po bëhet një varrezë për fëmijët,” paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, më 6 nëntor 2023, një deklaratë që u kundërshtua ashpër nga Izraeli dhe u konsiderua e ekzagjeruar nga mediat dhe opinioni publik izraelit.
Por që prej asaj kohe, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, 17 mijë e 121 fëmijë janë vrarë në konflikt, deri më 15 qershor 2025. Mes tyre janë 937 foshnja nën 1 vjeç, 4 mijë e 517 fëmijë nga 1 deri në 5 vjeç, 6 mijë e 325 të moshës 6–12 vjeç dhe 5 mijë e 342 adoleshentë 13–17 vjeç. Shifrat konsiderohen pothuajse të paprecedentë për përmasat e popullsisë dhe kohëzgjatjen e luftës, raportohet në Haaretz.
Në javët para përshkallëzimit të tensioneve me Iranin, media izraelite nisi t’i raportonte këto shifra më hapur, nën presionin e vëmendjes globale. Por lufta me Iranin i shtyu sërish në plan të dytë diskutimet për civilët në Gaza.
Ushtria izraelite këmbëngul se vepron në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe bën përpjekje për të shmangur viktimat civile.
Mes viktimave janë dhjetëra vëllezër, motra dhe binjakë, dhe historitë e tyre personale e bëjnë të pamundur të mos kujtohet paralajmërimi i Guterres, bërë më shumë se 600 ditë më parë.
Në foto janë binjakët Ayser dhe Aysal Abu al-Qumsan, të cilët u vranë në Deir al-Balah më 13 gusht 2024, vetëm 4 ditë pas lindjes.
Awni Eldous, 12 vjeç, u vra në Gaza më 7 tetor 2023. Ai ëndërronte të kishte një milion ndjekës në Youtube.
Youssef Abu Moussa, 7 vjeç, u vra në Khan Yunis më 15 tetor 2023. Ai u vra teksa po shihte filma vizatimorë me vëllain e tij.
Binjakët Wissam dhe Naeem Abu Anza, 5 muajsh, të vrarë në Rafah më 3 mars 2024. Rania Abu Anza mbeti shtatzënë vetëm pas 12 vitesh dhe tre raundeve të trajtimit të fertilitetit, por lufta shkatërroi gjithçka të saj.
Vëllezërit Mazen dhe Ahmed Abu Assi, 17 dhe 13 vjeç, të vrarë pranë Spitalit Al-Ahli më 17 tetor 2023. Një shpërthim pranë Spitalit Al-Ahli në Gaza, ku shumë civilë të zhvendosur ishin strehuar, vrau dy vëllezërit.
Tariq dhe Reem Badwan, 5 dhe 3 vjeç, të vrarë në kampin e refugjatëve Nuseirat më 22 nëntor 2023. Kur filloi lufta, babai i Reem dhe Tariq ishte në Egjipt dhe nuk mund të kthehej në Gaza. Fëmijët dhe nëna e tyre kërkuan strehim në shtëpinë e gjyshit të tyre, Khaled al-Nabhan, në kampin e refugjatëve Nuseirat.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

Mësuesi nga Finiqi që nuk doli kurrë në pension: Në moshën 80-vjeçare, Kristo Murati rikthehet çdo ditë në klasë

22/02/2026
Opozita njofton datën e protestës tjetër

Opozita njofton datën e protestës tjetër

22/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al