• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbi 70% e shqiptarëve në Facebook, të 7-t në Evropë

27/03/2018
Facebook ndryshon sërish, ja opsionet e reja

Skandali Facebook për përdorimin e paautorizuar të të dhënave personale të individëve gjatë vitit 2016, që mendohet se janë përdorur në favor të fushatës presidenciale të Donald Trump në SHBA, ka vënë në lëvizje shtetet që të nisin zyrtarisht hetimet. Edhe pse kompania e akuzuar “Cambridge Analytica” mohon se ka shkelur ligjet apo të ketë abuzuar në punën e saj, shtete në mbarë botën po përpiqen të zbulojnë se në çmasë janë marrë e përdorur të dhënat. Për Shqipërinë nuk ka evidenca, por sa përqindje e shqiptarëve janë përdorues të rregullt të rrjetit social Facebook? Sipas Internet World Stat, shqiptarët kanë Facebook si rrjetin e tyre social të preferuar. Shifrat tregojnë se për vitin 2017, ndër 1,932,024 përdorues të internetit, 1,400,000 janë përdorues të një llogarie Facebook. E shprehur në përqindje, kemi të bëjmë me rreth 70-80 % të shqiptarëve si përdorues të rrjetit social të famshëm të themeluar nga Marc Zuckermberg. Përkatësisht, 72.5% e shqiptarëve, të renditur të 7-tët në Europë dhe të 2-tët në Ballkan, pas malazezëve.

Krahasuar me fqinjët rajonalë, përqindja më e madhe e përdoruesve të Facebook ndodhet në Shqipëri dhe Malin e Zi, ashtu sikurse edhë në Bullgari. Ndërsa Maqedonia, Greqia, kanë rreth 60-70 % të përdoruesve në popullatë, Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia kanë nivel më të ulët përdorimit, rreth 50-60%. Në spektrin europian, Rusia dhe Bjellorusia kanë më pak përdorues, 0-20 %, por që kjo lidhet edhe me aksesin e lejuar dhe censurën nga shteti. Ukraina po ashtu ka pak përdorues, 20-40%. Në nivelin më të lartë, në të cilin edhe shqiptarët gjenden, bën pjesë edhe Irlanda, Britania dhe Portugalia. Nën gjysmën e popullsisë që e përdorin këtë rrjet janë gjermanët, polakët, zvicerianët, austriakët, letonezës dhe çekët.
Facebook u konfirmua rrjeti social më i përhapur në botë, sipas të dhënave të përditësuara deri në fund të janarit 2018, të marra nga Alexa dhe përpunuar nga Il Sole 24 ore. Kjo tendencë përqafohet edhe në Shqipëri./Monitor 

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

Blac Chyna konfirmon se është ndarë përfundimisht nga Rob Kardashian!

25/12/2025
Bebe Rexha kërkon ndihmë nga fansat: Më gjeni një partner

Bebe Rexha nis një kapitull të ri. Çfarë po planifikon ylli i pop-it?

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al