• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrëmja e kulturës gjirokastrite në Presidencë, ja çfarë tha Ilir Meta për qytetin e gurtë

14/06/2018
Mbrëmja e kulturës gjirokastrite në Presidencë, ja çfarë tha Ilir Meta për qytetin e gurtë

Presidenti i republikës Ilir Meta mori pjesë në “Mbrëmjen e Kulturës Gjirokastrite” ku deklaroi se “do jem gjithmonë me ju për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, sidomos të të rinjve dhe fëmijëve me dashurinë për trashëgiminë e të parëve tanë. Veprimtaria e organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, u zhvillua në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit. Në këtë veprimtari artistike-kulturore ishin të pranishëm deputetë, autoritete vendore, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues dhe drejtues të Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, artistë, këngëtarë, personalitete të etnografisë e kulturës, etj. Me këtë rast u çel ekspozita e piktorit Stavri Cati e titulluar “Gjirokastra Etnografike” si dhe u promovua filmi dokumentar-artistik “Këngët e Kafenesë”. Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në këtë veprimtari Presidenti Meta tha se “çdo pjesë e territorit shqiptar është e pasur me vlera dhe gjurmë të kulturës të çdo etape historike”.

“Nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë, sot përzgjodhëm Gjirokastrën, për të promovuar së bashku simbolikisht larminë e pafund të vlerave tona etnokulturore. Gjirokastra ka pritur dhe organizuar për dekada Festivalin Folklorik Kombëtar, manifestimin më të madh folklorik të gjithë trevave shqiptare. “Por duhet të theksojmë se Gjirokastra është edhe ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht edhe në thesarin e kulturës botërore, UNESCO”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti i Republikës.

Ja fjala e plotë e Presidentit të Republikës,

“Ju përshëndes dhe ju uroj mirëseardhjen në Presidencë, në këtë mbrëmje të veçantë të kulturës gjirokastrite!
Është një kënaqësi të kemi mes nesh mbartësit dhe interpretuesit e një trashëgimie kaq të vyer sikurse është tradita gjirokastrite. Ne të gjithë ndihemi krenarë me trashëgiminë e vyer të të parëve tanë! Mbrojtja dhe promovimi i vlerave shpirtërore, monumentale, artistike dhe folklorike të popullit tonë duhe të përbëjnë një nga prioritet më madhore për të gjithë ne. Shoqëria jonë edhe pse hera herës në kushte të vështira ka ditur të ruajë trashëgiminë kulturore që ka krijuar në shekuj, përndryshe ato nuk do të kishin ardhur deri në ditët tona. Larmia e folklorit, pasuria arkeologjike e monumentale, pasuria shpirtërore, e kostumeve popullore si dhe muzika jonë popullore kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe institucioneve të trashëgimisë botërore.

Çdo pjesë e territorit shqiptar është e pasur me vlera dhe gjurmë të kulturës të çdo etape historike. Nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë, padyshim që Gjirokastra dallon dhe absolutisht që ajo është kampione edhe e diversitetit brenda vetes. Gjirokastra ka pritur dhe organizuar për dekada Festivalin Folklorik Kombëtar, manifestimin më të madh folklorik të të gjitha trevave shqiptare. Por gjithashtu Gjirokastra është edhe ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht edhe në thesarin e kulturës botërore, UNESCO. Prezenca e kulturës gjirokastrite sot këtu është për të treguar me finesë disa nga perlat e pasurisë së vet kulturore dhe etnografike. Të nderuar pjesëmarrës, Ky aktivitet është një inkurajim për të gjithë qytetarët, specialistët dhe forumet qytetare që janë mbartës, mbrojtës dhe zhvillues të traditave tona të shkëlqyera. Do të doja me këtë rast të falënderoj nga zemra ‘Forumin për Ruajtjen e Vlerave të Gjirokastrës’ për këtë nismë të çmuar.

Si President dua t’ju siguroj se do të jem gjithmonë me ju për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, sidomos të të rinjve dhe fëmijëve me dashurinë për trashëgiminë e të parëve tanë. Si dhe në nxitjen e të gjithë faktorëve politikë në vend, shoqërorë dhe ndërkombëtarë për harmonizimin e politikave të zhvillimit ekonomik dhe turizmit me gjallërimin folklorit dhe restaurimin e monumenteve për t’i mbrojtur të gjitha ato vlera që Gjirokastra ka arritur t’i ruajë deri më sot, edhe për të ardhmen.

Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj! Ju urojnjë mbrëmje të këndshme, sepse pashë që një nga arritjet më të mira të kësaj mbrëmjeje është që gjirokastritët do të takohen me gjirokastritët në Tiranë dhe do jeni të mirëpritur gjithmonë për të shfrytëzuar këto ambiente, këto hapësira për çdolloj aktiviteti që i shërben ruajtjes së traditave të Gjirokastrës dhe të gjirokastritëve!”

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

20 vite pritje, Atletico “thyen” Barçën në “Camp Nou”, gola dhe tension

20 vite pritje, Atletico “thyen” Barçën në “Camp Nou”, gola dhe tension

09/04/2026
Spektakël i PSG, “gjelat” e Enrique “çmontojnë” Liverpool, dominim total (VIDEO)

Spektakël i PSG, “gjelat” e Enrique “çmontojnë” Liverpool, dominim total (VIDEO)

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al