• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbrëmja e zezë e Elvana Gjatës: Krim, muzikë dhe pasion

06/10/2018
Mbrëmja e zezë e Elvana Gjatës: Krim, muzikë dhe pasion

Nuk duket se është një histori e patrazuar dashurie ajo mes këngëtares dhe një biznesmeni. Një përplasje e armatosur ka shkaktuar një dramë të vërtetë

Krimi, politika, biznesi dhe arti janë bërë shpesh bashkë në Shqipëri me pasoja të çuditshme, ndonjëherë edhe fatale. Historia e Inis Gjonit me Arjan Selimin pati prodhuar dramë dhe shumë vëmendje mediatike. Edhe ajo e Rezarta Shkurtës dhe Ermal Hoxhës. Rastet janë të shumta.

Në vjeshtën e këtij viti duket se prozhektorët janë drejtuar tek Elvana Gjata. Këngëtarja e njohur u bë protagoniste në një përplasje të armatosur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, me një të vdekur dhe dy të plagosur.

I dashuri i saj, Ervin Mata u përplas me një nga grupet më të rrezikshme në vend, atë të Ervis Martinit. Nga përplasja mbeti i vdekur truproja e Martinit, Fabian Gaxha. Ajo që e bën tragjike këtë histori është se thuhet se sherri erdhi pasi truproja e Martinit kishte ngacmuar Elvanën dhe Ervin Mata ndërhyri për të zgjidhur çështjen.

Të tjera burime thonë se ngacmimi i këngëtares mund të jetë përdorur si pretekst për përplasjen e armatosur. Ajo që dihet me saktësi është se Elvana ka mbetur e tronditur nga ngjarja e rëndë.

Vetëm pak më parë ajo ishte shprehur e lumtur për lidhjen e saj. Në një intervistë ekskluzive në “Xing me Ermalin”, Elvana Gjata ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie. Por ajo nuk e ka treguar emrin e të dashurit të saj, biznesmenit Ervin Mata, i cili u shpall në kërkim nga Policia e Shtetit.

Gjatë intervistës në shtëpinë e këngëtares, Ermali e ngacmoi paksa duke i thënë: “Po mirë mi gocë, vajte 62 vjeç edhe ngele gjithë jetën beqare”. “Mesa duket gjërat kanë ndryshuar”, iu përgjigj Elvana. “E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do që ta… ke frikë”, shtoi këngëtarja.

“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”, u shpreh Elvana ndërsa Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot” dhe e pyeti: “A është familje e mirë?”.

“Ah sa e bukur ishte kjo”, e përmbylli bisedën Elvana për të mos zbuluar më shumë.

Po kush është Ervin Mata? Sipas gazetës Panorama, Gjata është fejuar me biznesmenin nga Tirana, Ervin Mata që prej dy vitesh.

Këngëtarja e njohur ka zyrtarizuar lidhjen e saj dyvjeçare në fshehtësi me Ervin Matën, i cili nuk është shfaqur në media, por është i njohur në Tiranë për jetën e tij të shtrenjtë dhe për biznesin e tij, pasi ka në pronësi një hotel të njohur. Lidhja e tyre është bërë dhe familjare tashmë, edhe pse pa ndonjë ceremoni Elvana konsiderohet si nusja në familjen e tij. Elvana shijon lidhjen e saj me udhëtime të shumta dhe shpenzime marramendëse, sepse partneri i saj nuk kursen asgjë për të plotësuar këngëtaren në çdo aspekt.

Ishte pikërisht partneri i saj, i cili investoi në biznesin e fustaneve “Altar”, që shumë shpejt këngëtarja e shiti. Ndërkohë, është ai, që shpenzon shuma të mëdha parash për fillimin e karrierës së Elvanës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtojmë që ajo festoi një 30-vjetor përrallor me shpenzime që kapën 20 mijë Euro vetëm për udhëtimet e fundjavave. Pas klipit ‘Lejla’ dhe mbylljes së epokës dashuri & muzikë me Flori Mumajesin, këngëtarja e njohur, Elvana Gjata, hyri në një fazë të re të jetës, që nga rrëfimet e miqve të afërt është vërtet si në përralla.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al