Policia greke ka ndaluar në Kostur një tjetër makinë me drogë dhe për këtë gjë ka arrestuar një shqiptar dhe një grek. Ngjarja ndodhi sot dhe makina drejtohej nga një 46-vjeçar shtetas i Greqisë. Qëllimi ishte për të trafikuar drogën drejt shtetit grek.nNë mjetin ku ishte pasagjer edhe një shtetas shqiptar 21 vjeç u kapën 75 kilogramë drogë. Droga e sekuestruar ishte futur në disa çanta.









