Burgu i Bënçës në Tepelenë dhe i Burrelit do të mbyllen për t’u shndërruar në institute kujtese. Deklaratën e ka bërë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Admir Abrija në emisionin “Opinion”. Sipas tij mbyllja vjen për shkak të kushteve jo të mira që kanë këto burgje. Ndërkohë Abrija tha se do të hapet një burg i ri në Gjirokastër.
“Ne kemi 10 burgje me infrastrukturë të vjetër që do të mbyllen dhe do të hapen 5 burgje të reja. Njëri burg do të jetë në Gjirokastër për të mbulur nevojat e Gjykatave të rrethit Sarandë e Gjirokastrër”, tha Abrija.
Burgu i Gjirokastrës do të ketë hapësirë edhe për të paraburgosurit që janë në pritje të gjykimit edhe për ata që janë dënuar me vendim të formës së prerë. Për momentin dihet që burgu do të ndërtohet në Kardhiq, por jo kur do të nisë puna.©Argjiroja.net









