Instituti Shqiptar i SME-ve, SME Albania zhvilloi sot ceremoninë përmbyllëse të edicionit të parë të Akademisë Verore për SME, organizuar në bashkëpunim me Köstinger Consulting.
Në këtë ceremoni ishin prezent pjesëmarrësit e Akademisë Verore, SME në fushat e agro përpunimit, ICT-së, sigurisë, artizanatit, konsulentë që mbështesin sipërmarrjet, si dhe studentë të interesuar në ngritjen e kompanive start-up.
Mbi 20 lektorë, shqiptarë dhe të huaj referuan mbi 20 tematika të ndryshme që janë të rëndësishme dhe koherente për biznesin e vogël dhe të mesëm. Të ftuar të veçantë të kësaj Akademie ishin përfaqësues të ambasadës së Kinës në Shqipëri, të cilët mbajtën një seminar mbi të bërit biznes dhe mundësitë e bashkëpunimit mes sipërmarrjeve shqiptare e kineze.
Në përfundim të ditës së gjashtë të trajnimit, organizatorët dhe të ftuar të veçantë nga ambasada e Kinës në Shqipëri u shpërndanë pjesëmarrësve çertifikatat e pjesëmarrjes. Fituesi i kësaj Akademie është Oli Kacani, nga kompania Rogat Security, e cila fiton të drejtën e një trajnimi 1-mujor në Kinë.
Edicioni i dytë I Akademisë Verore do të organizohet në verë 2018.









