• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, kërcënim i përhershëm, por kurrë i zbatuar

23/06/2025
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, kërcënim i përhershëm, por kurrë i zbatuar

E vendosur në hyrjen jugore të Gjirit Persik, Ngushtica e Hormuzit ndodhet në një gadishull në Oman I cili ndan ujërat territorial bashkë me Iranin. Një e katërta e trafikut global të naftës dhe rreth një e treta e trafikut të gazit natyror kalojnë nëpër këtë ngushticë. Vendet arabe më të prekura janë Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (të cilat megjithatë kanë gjetur rrugëzgjidhje të pjesshme alternative ndaj tregtisë detare përmes Hormuzit) si dhe Katari, eksportuesi kryesor i gazit që është ende pothuajse tërësisht i varur nga ngushtica.
Hormuzi është gjithashtu një kalim themelor për Iranin. Aq I rëndësishëm, sa disa analistë e kanë përcaktuar vazhdimisht një bllokim të mundshëm të ngushticës nga Republika Islamike si një vetëvrasje të vërtetë për Iranin. Në 46 vitet e fundit, që nga ndryshimi i pushtetit në Teheran në vitin 1979, në rreth 20 raste Irani ka kërcënuar të mbyllë ngushticën, duke filluar që nga vitet e trazuara gjatë luftës së përgjakshme kundër Irakut (1980-88). Momentet e tensionit dhe kërcënimi pasues i mbylljes së Hormuzit nga Irani, janë regjistruar më shpesh që nga shfaqja e krizës ekonomike globale të vitit 2008, duke arritur kulmin në periudhën 2018-2022.
Në atë periudhë, Irani nuk hezitoi të vinte në shënjestër, drejtpërdrejt dhe përmes aleatëve të tij në Irak dhe Jemen, interesat perëndimore të naftës në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në brigjet e Abu Dhabit. Pikërisht në vazhdën e këtyre kërcënimeve, të përsëritura për vite me radhë, Riadi dhe Abu Dhabi e kanë devijuar pjesërisht trafikun e tyre të naftës bruto nga toka: duke kaluar nëpër tubacionet më të shtrenjta që, në rastin saudit, përshkojnë mbretërinë nga Gjiri në lindje deri në Detin e Kuq në perëndim dhe, në rastin e Emirateve, anashkalojnë Hormuzin duke i kaluar nga pas, para se të arrijnë në brigjet e Oqeanit Indian. Katari nuk ka infrastrukturë alternative, por i ka vënë anijet e tij në gatishmëri prej ditësh, duke kërkuar të zvogëlojë kohën e tranzitit dhe të ngarkimit të gazit. Përveç Shteteve të Bashkuara, objektivit të mundshëm kryesor të hakmarrjes iraniane, Kina do të dëmtohej nga mbyllja e ngushticës. Pekini është përfituesi kryesor i eksporteve të energjisë nga Hormuzi, veçanërisht atyre iraniane.

Related Posts

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari
Lajme

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
“Kathimerini” shfrenon fantazinë: Të kandidojë djali i Fredi Belerit, për Bashkinë e Himarës. Rama po e mbron Shqipërinë nga islamizimi
Lajme

Ndryshe nga Rama, Mitsotakis nuk i bashkohet Bordit të Paqes së Trump

12/02/2026
Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur
Lajme

Përplasje mes Rojes Bregdetare greke dhe gomones me emigrantë, 14 viktima të vdekur

03/02/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Lajme

Tërmet në Kretë

03/02/2026
Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç
Lajme

Greqia do t’i ndalojë rrjetet sociale për personat nën 15 vjeç

03/02/2026
Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!
Lajme

Trump: Nafta e Venezuelës do të rikthehet nën kontrollin amerikan!

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bllokimi i rrugëve, tregtia 1.2 miliardë euro sipas produkteve me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut

24/02/2026
Itali, sekuestrohet vila 500 mijë euro e shqiptarit

Itali, sekuestrohet vila 500 mijë euro e shqiptarit

24/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al