• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

04/08/2025
Mbytet anija me 154 emigrantë. Humbin jetën 68 persona, 74 të zhdukur

Një anije është mbytur në brigjet e Jemenit, duke lënë të vdekur 68 emigrantë afrikanë dhe 74 të tjerë të zhdukur.
Agjencia e migracionit e OKB-së bëri me dije se anija me rreth 150 emigrantë etiopianë në bord u mbyt në Gjirin e Adenit pranë provincës jugore jemenase të Abjanit. 12 persona arritën të mbijetojnë.
Ky incident është pjesë e një serie tragjedish me anije në këtë rajon, që ka marrë jetën e qindra emigrantëve, të cilët ikin nga konflikti dhe varfëria në Afrikë drejt vendeve më të pasura të Gjirit Arab.
Drejtoria e sigurisë në Abjan bëri me dije se ka nisur operacioni i kërkim-shpëtimit duke pasur parasysh numrin e madh të emigrantëve të vdekur dhe të zhdukur.
Pavarësisht më shumë se një dekade lufte civile, Jemeni është një rrugë kryesore për njerëzit nga Afrika Lindore dhe Briri i Afrikës që përpiqen të arrijnë në vendet arabe të Gjirit për punë. Emigrantët merren nga kontrabandistët në anije shpesh të rrezikshme dhe të mbipopulluara përmes Detit të Kuq ose Gjirit të Adenit.
Qindra persona kanë humbur jetën ose janë zhdukur në përmbytjet e anijeve pranë Jemenit në muajt e fundit. Në muajin mars kujtojmë se dy persona humbën jetën dhe 186 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi katër anije u përmbysën pranë Jemenit dhe Xhibutit, sipas IOM-it.
Më shumë se 60.000 emigrantë mbërritën në Jemen në vitin 2024, nga 97.200 në vitin 2023, ndoshta për shkak të patrullimit më të madh të ujërave, sipas një raporti të IOM-it në mars.

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al