• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

McLaren me revolucion në Formula 1, i mbyll derën Verstappen

25/04/2026
McLaren me revolucion në Formula 1, i mbyll derën Verstappen

Rivalët e vjetër të sezonit 2025, një kampionat që premtonte shumë dhe përfundoi në mënyrë dramatike, sot ndodhen në rrugë të ndryshme. MekLareni, kampion në fuqi në Formula 1, dhe Maks Vershtappen nuk duket se do të bashkojnë forcat. Piloti holandez po përballet në vitin 2026 me një “RB22” jo konkurrues dhe me një rregullore që nuk i përshtatet, ndërsa MekLaren është rikthyer në elitë.

Gara në Japoni konfirmoi se skuadra britanike është pretendente serioze për podiume dhe më shumë. Megjithatë, dukej sikur historia mes Vershtapenit dhe ekipit nga Uoking mund të kishte një tjetër kapitull. Transferimi i inxhinierit të tij, Xhanpiero Lambiase, te MekLareni shkaktoi një “tërmet” në bokset e Formulës 1 dhe tregoi ambicien e madhe të ekipit. Madje, mediat holandeze raportuan se ëndrra e madhe e MekLarenit ishte pikërisht afrimi i Vershtapenit, një skenar që sot duket shumë i largët.

E ARDHMJA E VERSHTAPENIT

CEO i MekLarenit, Zak Braun, është i prerë, Maksi është një nga më të mirët, por e ardhmja e tij mund të jetë diku tjetër. “Jam shumë i kënaqur me Lando Norrisin dhe Oskar Piastrin. Ata kanë kontrata afatgjata dhe funksionojnë shumë mirë si në pistë, ashtu edhe jashtë saj. Nuk kemi asnjë arsye të ndryshojmë dy yjet tanë”, deklaroi ai për “Sky”. Braun madje shkon më tej duke sugjeruar një destinacion të mundshëm për katër herë kampionin e botës: “Maksi është një talent i jashtëzakonshëm. Por nëse duhet të vë bast, do të thosha se ai mund të përfundojë te Mercedesi”. Një mesazh i qartë: dera e MekLarenit është e mbyllur për momentin. Sigurisht, në Formula 1 gjithçka mund të ndryshojë. Një tjetër mundësi për Vershtapenin mund të jetë edhe një pauzë nga garat. “Ai mund të bëjë çfarë të dojë”, u shpreh Lando Norris. “Ndonjëherë më pëlqen të garoj kundër tij… ndonjëherë jo. Është një nga më të mirët që kemi parë ndonjëherë, lufton fort dhe ta vështirëson jetën. Të gjithë e duam në Formula 1, por askush nuk e di çfarë do të vendosë…”

OFENSIVA “PAPAYA”

MekLareni preferon të fokusohet te vetja, një strategji e arsyeshme duke parë formën aktuale. Skuadra ishte shumë pranë fitores në Japoni dhe e ardhmja duket premtuese. Madje, “MCL40” pritet të sjellë përditësime të mëdha teknike në Çmimet e Mëdha të Majamit dhe Kanadasë, që shënojnë rifillimin e sezonit 2026 pas pushimit të prillit. “Do të shihni një makinë pothuajse krejtësisht të re”, deklaroi drejtuesi i ekipit, Andrea Stela. “Po punojmë ngushtë me Mercedesin dhe kemi ngushtuar diferencën në motor. Megjithatë, presim që edhe rivalët të sjellin zhvillime të mëdha. Diferencën do ta bëjë kush arrin të nxjerrë performancën maksimale”, u shpreh drejtuesi italian i skuadrës “papaya”.

Related Posts

Ndryshim programi, Maran fiton kohë, shtyn listën për të shtunën – Balkanweb.com – News24
Sport

“Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda”, Maran: Bëmë ndeshje pozitive, lojtarët kanë kuptuar idetë e mia

30/09/2026
Shqipëria dëfrehet ndaj San Marinos, kryeson grupin në Nations League (VIDEO)
Sport

Shqipëria dëfrehet ndaj San Marinos, kryeson grupin në Nations League (VIDEO)

29/09/2026
LIVE/ San Marino-Shqipëri, nis ndeshja
Sport

LIVE/ Thellohen shifrat, Shqipëria argëtohet ndaj San Marinos (VIDEO)

29/09/2026
VIDEO/ Tifozët e kanë kthyer në ndeshje në shtëpi për Shqipërinë, shihni si u përjetua në stadium “Himni i Flamurit” – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Tifozët e kanë kthyer në ndeshje në shtëpi për Shqipërinë, shihni si u përjetua në stadium “Himni i Flamurit” – Balkanweb.com – News24

29/09/2026
LIVE/ San Marino-Shqipëri, nis ndeshja
Sport

VIDEO/ Dy gola në pjesën e parë, Shqipëria kryeson ndaj San Marinos

29/09/2026
LIVE/ San Marino-Shqipëri, nis ndeshja
Sport

LIVE/ San Marino-Shqipëri, nis ndeshja

29/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndryshim programi, Maran fiton kohë, shtyn listën për të shtunën – Balkanweb.com – News24

“Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda”, Maran: Bëmë ndeshje pozitive, lojtarët kanë kuptuar idetë e mia

30/09/2026
Shqipëria dëfrehet ndaj San Marinos, kryeson grupin në Nations League (VIDEO)

Shqipëria dëfrehet ndaj San Marinos, kryeson grupin në Nations League (VIDEO)

29/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al