Partia Demokratike dhe opozta e bashkuar do të zhvillojnë më 28 shkurt në Tiranë, protestën e radhës, sërish përpara parlamentit, ku pritet të mblidhen deputetët e mazhorancës. Kujtojmë se seanca e së enjtes së kaluar u anullua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për shkak të protestës së opozitës së bashkuar, e cila atë ditë, më 21 shkurt 2019, dorëzoi mandatet e saj. Ish-deputetët e PD-së kanë nisur përgatitjet për organizimin e saj,e cila do të ngrejë siparin e protestave të paralajmëruara nga kreu i opozitës Lulzim Basha.








