Një trup i pajetë është gjetur sot në rrethana ende të paqarta pranë sheshit ‘Flamuri’ në Vlorë.
Viktima quhet Albano Ymeraj.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë pikasur një person të shtrirë përtokë, ndërsa kanë lajmëruar policinë.
Kjo e fundit mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes.
I riu u gjend me damarë të prerë.
Informacion paraprak
Më datë 18.05.2018, rreth orës 10:54, në lagjen “28 Nëntori”, është kostatuar i shtrirë në tokë, pa shenja jete, shtetasi A.I., 26 vjeç.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se shtetasi ka kryer vetvrasje pasi është konstatuar se ka prerë damarët.
Në vendngjarje është gjetur dhe një mjet prerës (thikë).
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.









