Nelson Hysa kishte shansin e jetës për të marrë titullin si kampion i botës, por nuk ia doli. Ai humbi karshi Kabayel, që i dominoi dy raundet e para dhe në fund Hysa u dëmtua, duke zgjedhur përfundimin e ndeshjes.
Kjo përballje është mbyllur në një mënyrë paksa të çuditshme pasi Hysa shkoi në krahun e ringut të tij dhe i kërkoi stafit që të hidhte peshqirin, duke mos u mbrojtur më. Në atë moment, Kabayel shkoi për t’i dhënë dy goditje, por në fakt Hysa e kishte bërë më parë zgjedhjen për përfundimin e takimit pasi ishte dëmtuar. Në fund kishte pak momente përplasje, por Kabayel i ka kërkuar falje boksierit shqiptar duke thënë se nuk e kishte parë.
Ndërkohë pas ndeshjes, Hysa shfaqi gjithë dëshpërimin për atë dëmtim të ndodhur, teksa i tregon stafit sesi Kabayel u lëkund pas grushtave të tij.
“Profe, nuk kishte as grusht mo më vraft Zoti. Më kapi nga bërryli me dy duar, se nuk u përplasa me grushta unë me atë, aty më tërhoqi. Nuk kishte grusht hic ai. I ikën sytë në një moment kur po e godisja, i ikën këmbë e duar”, tha Hysa.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








