Drejtuesja politike e PS-së në Gjirokastër, Mirela Kumbaro, ka uruar Gramos Sakon për zgjedhjen si kryetar i Tepelenës.
“Javë të mbarë nga #Tepelena ku në përfundim të procesit të numërimit, nis një kapitull i ri me Kryetarin Gramos Sako për të çuar përpara vizionin e Partisë Socialiste për Tepelenën që tashmë duhet të ecë më shpejt e të kalojë në një tjetër nivel zhvillimi ekonomik e agroturistik. Faleminderit çdo qytetari për besimin për Tepelenën që duam dhe që na ngarkon me më shumë përgjegjësi! Me krahë të lehta Kryetar Gramos Sako!”, shkruan Kumbaro.









