• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Më lëviz krevati natën, dyshoj se…’, qytetari i kërkon ndihmë policisë (Historia e pazakontë)

17/01/2021
Gjirokastër, policia gjen vajzën e zhdukur nga ‘Zinxhirat’

Një 49-vjeçar ka lënë pa fjalë Policinë e Tiranës me kallëzimin e tij që në të vërtetë nuk ka zgjidhje. Burime policore të gazetës Si shpjegojnë se të vërtetë e morën shënim denoncimin e shtetasit A.T. po për shkak të mungesës ligjore nuk dinë si të veprojnë. A.T. vuan nga pagjumësia, shpesh ka probleme me tensionin dhe ky problem është kthyer në makth për të. Sidoqoftë, burri dyshon se pas gjithë kësaj mund të gjendet dikush tjetër që ia vështirëson mbrëmjen qëllimisht. A.T. thotë në polici: “Gjatë natës në dhomën ku fle, ndiej lëvizje të krevatit. Nuk e kuptoj nga vijnë këto shqetësime.

Paraqitem sot para policisë, pasi dua të bëj kallëzim si më poshtë. Shqetësimet e vazhdueshme më ndodhin në njërën nga dhomat. Krevati ka vibrime. “Policia thotë për gazetën Si se banesa e burrit nga verifikimet gjendet në katin e dytë të një pallati dhe se faktet që burri denoncon nuk ekzistojnë, pasi dyqani nuk kryen asnjë aktivitet pas orës 19:00. Nga ana e tij, 49-vjeçari këmbëngul se ndaj tij po aplikohet një metodë kriminale për ta lënë pa gjumë dhe për ta stresuar. Agjentët e pyesin kallëzuesin nëse ka dridhje krevati gjatë orëve të mëngjesit. Ai përgjigjet: jo.

Na e shpjego, këmbëngul policia, frekuencën kohore të dridhjes së krevatit? Burri e detajon: ndodh pikërisht në momentin kur mua më zë gjumi. Më zgjojnë me dridhje krevati. Ngrihem menjëherë dhe krevati nuk dridhet më. Sapo shtrihem për të fjetur, më zgjojnë përsëri me dridhje krevati. Kjo situatë e përnatëshme ndodh derisa zbardh dita.

Policia kërkon shpjegime se prej sa kohësh denoncuesi gjendet në këtë situatë. Kam dy vite, thotë ai. Është një kërcënim i vazhdueshëm dhe i përditshëm. Është një metodë kriminale dhe presion që mua të më mbysë ankthi nga pagjumësia. Agjentët e pyesin shtetasin A.T. nëse ka dyshime se për çfarë mund të ndodh e gjitha kjo?

Ai përgjigjet: Unë jetoj në një pallat të vjetër. Personalisht nuk kam probleme me asnjë person. Më herët kam patur mos-marrëveshje me një firmë ndërtimi që kërkoi prishjen e pallatit dhe për rrjedhim kompesimin tim me metra katror. Në fillim nuk isha dakord, por së fundi rashë dakord. Pavarësisht kësaj, krevati vazhdon të vibrojë. Policia thotë jo zyrtarisht se e mbajti shënim denoncimin e 49 vjeçarit, pasi ai këmbnguli dhe ishte ankuar për mosveprim të agjentëve. “Mbasi kallëzimi u protokollua dhe për rrjedhim nisën verifikimet në terren, agjentët e kanë këshilluar shtetasin A.T. që t’u nënshtrohet vizitave mjekësore, pasi nga kërkimet e policisë në “Google”, ai ka mundësi të vuajë nga tensioni, – shkruan në fund të veprimeve hetimore agjenti i policisë së Tiranës.

Por denoncuesi vazhdon të këmbëngul se krevati vibron nga rrethanat e jashtme, që është e pabesueshme se mund të ndodhë, ndaj dhe nuk ka vepër penale, mbyllet procesverbali i drejtorisë së Tiranës./ SI

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al