• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Me objektiv grupet, Egnatia kërkon historinë në tentativën numër 5

31/07/2025
Fitore me kosto për Egnatian, 2 mungesa të sigurta në ndeshjen e kthimit në Champions

Egnatia ndodhet vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës së saj europiane. Pas fitores 0- 2 në transfertë ndaj Dinamo Minsk, skuadra nga Rrogozhina ka hedhur një hap të madh drejt kalimit të turit, diçka që historikisht i ka shpëtuar gjithnjë nga duart.

Ndryshe nga ndeshjet e kaluara, këtë herë gjithçka duket më e pjekur, më e qartë dhe më e realizueshme. Rezultati i arritur në Minsk i jep siguri maksimale skuadrës së Edlir Tetovës, e cila jo vetëm nuk pësoi gol, por tregoi pjekuri taktike dhe aftësi për të kontrolluar një ndeshje të vështirë në një ambient aspak të lehtë. Dy golat ishin goditje të forta për rivalët, ndërsa në tërësi ndeshja u menaxhua me maturi dhe disiplinë të lartë. Me pak fjalë, nuk ka më asnjë alibi nëse kampionët e Shqipërisë nuk kalojnë më tej.

TENTATIVA E PESTË – Kjo është tentativa e pestë e Egnatias për të thyer më në fund mallkimin europian dhe për të kaluar një tur në kupat e Europës. Deri tani, katër herë ka tentuar dhe katër herë është ndalur në prag. Humbje me penallti, eliminime dramatike, gabime të kushtueshme apo përballje me kundërshtarë më të përgatitur kanë bërë që ëndrra të shtyhet vazhdimisht për një tjetër vit. Më herët, Egnatia është eliminuar nga Ararat, Borac, Vikingur dhe Breidablik.

Tani, me një avantazh 0-2 dhe me një ndeshje në shtëpi ku pritet mbështetje e jashtëzakonshme nga tifozët, Egnatia ndodhet më afër se kurrë arritjes së madhe. Kjo tentativë e pestë nuk është thjesht një përpjekje tjetër, por është momenti për të kthyer të kaluarën në motivim dhe për të shkruar një faqe të re, historike, në librin e vogël të sukseseve europiane të një skuadre që tashmë pret të shkruajë historinë.

KUALIFIKIMI DETYRIM – Për Egnatian, tashmë nuk ka më asnjë alibi. Me një avantazh të dyfishtë në transfertë, një kundërshtar të thyer moralisht dhe përballë publikut rrogozhinas, çdo gjë është në dorën e vetë skuadrës. Kualifikimi nuk është më një dëshirë, por një detyrim për këtë grup që ka investuar shumë në eksperiencë, cilësi dhe organizim. Nëse ky avantazh nuk shfrytëzohet, atëherë do të ishte një dështim i vërtetë. Nuk ka më justifikime me mungesë përvoje, me emocion apo me presion, sepse kjo skuadër ka kaluar nëpër sprova të vështira dhe u ka mbijetuar.

Të mos mbyllet ky kapitull me kualifikim, do të shënonte jo vetëm një zhgënjim sportiv, por edhe një goditje për identitetin që Egnatia po përpiqet të ndërtojë në arenën europiane. Kjo është ndeshja ku do të matet realisht forca e karakterit të skuadrës. Është prova më e madhe për një klub që ka punuar prej vitesh për të ardhur deri këtu. Dhe nuk ka asnjë arsye pse ky kapitull të mbyllet pa sukses. Nëse gjithçka shkon keq, përgjegjësia do të jetë vetëm brenda në shtëpi.


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Roma fiton ndaj Cagliarit, 6 gola në kryeqytet
Sport

Roma fiton ndaj Cagliarit, 6 gola në kryeqytet

27/10/2026
Ishte e vështirë, por tentuan 13 herë kuadratin – Balkanweb.com – News24
Sport

Në pritje të vendimit final, Ronaldo rikthehet në kombëtare?

27/10/2026
Messi rikthehet në fushë pas vdekjes së babait, por Inter Miami eliminohet (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Messi nuk shfaqet në ceremoninë e “Topit të Artë”, ja pse

27/10/2026
Kane thyen barrierat, i vetmi pas Messit që arrin këtë shifër dhe fiton “Topin e Artë”
Sport

Kane thyen barrierat, i vetmi pas Messit që arrin këtë shifër dhe fiton “Topin e Artë”

27/10/2026
Pritet ende përgjigja për Brojën, klubi pranë firmës me personin që do ketë në dorë fatin e tij
Sport

Pritet ende përgjigja për Brojën, klubi pranë firmës me personin që do ketë në dorë fatin e tij

27/10/2026
I lumtur për golin (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Bayern pret rikthimin e trajnerit, zbulohet gjendja e Kompany

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al